BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Politike

Plas sherri te Drejtoria e Doganave, përplasje dhe intriga mes drejtorëve të lartë, fut duart edhe politika, ja prapaskenat

Plas sherri te Drejtoria e Doganave, përplasje dhe intriga mes

Kupola drejtuese e Drejtorisë së Doganave të Shqipërisë duket se është përfshirë nga përplasjet dhe intrigat, teksa mësohet se në lojë është futur edhe politika, për shkak se në “sherr” janë 3 emra të “peshave të rënda”, dy prej të cilëve mbështeten fuqishëm nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i këtij të fundit, Olsi Rama. Gazeta “Sot” ka mësuar se Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli prej disa ditësh është në sherr me zv/drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, Ergys Hoxhën, i cili ka mbështetjen e kryeministrit Rama dhe me Saimirin, një tjetër zyrtar i lartë tek doganat që i ka krahët e ngrohta nga Olsi Rama. Të dy zyrtarët kanë përplasje me drejtorin Gazheli, ku në lojë qëndrojnë interesa të forta financiare, pazare dhe poste. Rama gjatë mandatit të tij është kujdesur gjithmonë që shpesh të ndërrojë  bletët e tij punëtore në Tatime e Dogana dhe këto institucione në këto vitet e fundit mbeten dhe vijojnë të jenë koshere të evazionit, korrupsionit dhe militantizmit partiak, të punësimit me listë sipas influencës së deputetëve dhe ministrave. Pavarësisht nëse quhen Gysi, Genti, apo Miri, tatimet e doganat janë në dispozicion të klaneve të pushtetit. Taksat në dogana dhe tatime po kthehen në një pazar ku negociohen ryshfetet për të dërguarit e Ramës, dhe nuk shihen si detyrim ligjor. Megjithë shkallën e lartë të evazionit, Rama nuk ndërron model, dhe në vend se bletët e tij të mbajnë përgjegjësi, i gradon më tej duke i ngritur në përgjegjësi. Ndërkohë, vjedhjen në dogana e tatime e mban sërish nën kontroll, në duar të sigurta duke ua besuar besnikëve të tij. Ndryshimet e Ramës janë thjesht një makijazh, po vjedhja dhe hajdutëria në tatime e dogana nuk ndryshon.

Kush është Ergys Hoxha?

 

Ergys Hoxha më herët ka qenë drejtori Antikorrupsionit në Kryeministri, i emëruar nga Edi Rama. Ai është etiketuar disa herë nga ish-kryeministri Sali Berisha si “drejtori i drogës”. Sakaq nuk ka munguar as përgjigja e tij karagjoze për Berishën. Në vitin 2016 në ditën e ditëlindjes së tij, Ergys Hoxha vendosi një status, duke shigjetuar edhe Berishën.: ‘’Gysi Malavits, Gysi i Krimit, i Drogës, i Ramës”. Ergys Hoxha shkruan në facebook: ‘’Kush m’njef e di që s’jom tip qefliu festash, por që t’jem tip Fejsbuku dhe këtë s’do e besoja..por ja ku mblidhen këtu të gjithë ata që më duan, më respektojnë (por këtu janë edhe ato që s’më shohin dot me sy, ka nga ata që janë të identifikuar ka dhe nga ata që nuk dun të identifikohen)… Së pari falenderoj gjithë miqtë e mi, të afërm, rilindas, bashkëpunëtor dhe këdo tjetër që në këtë ditë të shënuar u kujtua për mua me një urim. Së dyti përshëndes të gjithë ato njerëz që për 1 ose më shumë arsye nuk m’u dun ose nuk më shohin dot me sy dhe i them mos u mërzisni (sa më shumë më shani e merreni me mua aq më të fortë më bëni), dihet që pema me kokrra goditet …Kemi ecur shumë këto vite dhe mosha bën të veten, por ndryshe nga disa mua më rinon çdo vit që kalon unë ju premtoj miq që do e gjej kohën për ju që kontribuat që kjo ditë e shënuar të ishte plot diell….. Po ju falenderoj dhe me një foto (of the day )...”. Në fakt Ergys Hoxha nuk përmendet kurrë në media për detyrën e tij dhe rezultatet në punë si drejtor i Antikorrupsionit por vetëm për incidente dhe provokime. Kështu kujtojmë se në Maj të 2014 ai është pezulluar nga detyra pasi u përfshi në një konflikt verbal me efektivët të Rrugores, duke i fyer dhe sharë . I gjithë debati mes tyre ishte rregjistruar nga kamerat e instaluara në makinën e patrullës. Sakaq kujtojmë se Gusht në 2015 ai ka pasur një tjetër incident, kësaj radhe me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në kampin socialist të Jalë, thuhet se ka pasur një përplasje fizike, ku Ergys Hoxha ka goditur ministrin Saimir Tahiri.

Më të lexuarat