Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plas skandali/ ‘Tërheqja’ e delegacionit të KiE, Gent Cakaj nxjerr zbuluar politikanen demokrate që fshihet pas mashtrimit të madh: Nuk është e vërtetë!

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri, është i pavërtetë.

“E para nuk është një vendim i këtij institucioni, i Këshillit të Europës, që ju referuat. Është i pavërtetë.  E dyta mua nuk më takon të komentoj mbi veprimet e organizatave të caktuara. Mua më takon të komentoj politikisht se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime dhe kanë marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve”, është shprehur ai.

Kongresi i autoriteve vendore për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut i cili nuk ka lidhje me Bashkimin Europian ka shpërndarë ditën e sotme një deklaratë ku deklaron se ka vendosur të anulojë delegacionin e saj për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, për shkak të paqartësisë lidhur me organizmin e tyre.

“Këshilli i Europës ka vendosur të anulojë Delegacionin e Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin", thuhet në njoftim.

Selia e kësaj organizate ndodhet në Francë dhe nuk ka asnjë funksion institucional pranë BE-së. Mësohet se pjesë e kësaj organizate është edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 13:19

Ish-deputeti Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar policinë për të ushtruar terror mbi banorët e Unazës se Re.

Postuar: 23/07/2019 - 12:26

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga Tropoja se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut pë

Postuar: 23/07/2019 - 12:20

Nenkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrug

Postuar: 23/07/2019 - 12:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dje një mesazh shumë të qartë për të gjithë pushtetarë

Postuar: 23/07/2019 - 11:27

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se procesi

Postuar: 23/07/2019 - 11:07

OSBE i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama në lidhje me paketën anti shpifje për të rishi