Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plasin intrigat për guvernatorin e ri, Berisha-Nishani skemë bllokuese, hedhin në treg Gjergj Kondën, Rama i vendosur për kandidaturë të huaj

Plasin intrigat për guvernatorin e ri, Berisha-Nishani skemë bllokuese, hedhin në treg Gjergj Kondën,  Rama i vendosur për kandidaturë të huaj

Postuar: 10/09/2014 - 07:59

Qarqet më të larta të politikës dhe financave shqiptare janë përfshirë prej disa ditësh nga ethet dhe negociatat intensive për zgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë. Gjergj Konda mësohet së është kandidatura e projektuar dhe e piketuar nga Sali Berisha dhe Bujar Nishani për Guvernator të ri të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë që qarqet e politikës kërkojnë zgjidhjen e ngërçit të bankës, dyshja Berisha-Nishani planifikojnë të krijojnë kolaps, duke vendosur një kandidaturë partiake, që nuk merr konsensusin e mazhorancës. Gjergj Konda është kandidatura e tyre si kundërvënie për çdo kandidaturë të mazhorancës. Nëpërmjet këtij veprimi Berisha synon bllokimin e bankës dhe çuarjen e sistemit në kolaps. Ndërkohë që nëpërmjet qëndrimit sa më gjatë të Elisabeta Gjonit në postin e guvernatorit, Berisha mban të paprekur kutinë e skandaleve që kanë ndodhur, të dirigjuara nga ai. 
 
Lëvizjet e Berishës 
 
Pas arrestimit të Ardian Fullanit dhe shkarkimit të tij, gjatë një mbledhjeje të tensionuar të Këshillit Mbikqyrës të BSH, kupola e SHQUP-it ka shprehur hapur ambiciet, për të diktuar Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, për shkak se, drejtuesi i ri i BSH kalon përmes firmës së Bujar Nishanit, i cili është nën urdhrat e Sali Berishës. Një ditë pasi kryetari formal i PD, Lulzim Basha, refuzoi ofertën e Ramës për të propozuar bashkarisht guvernatorin e ri, në lëvizje janë vënë Nishani dhe Berisha. Kështu, ndërsa Rama përjashtoi mundësinë që në krye të bankës të vihet një figurë politike, në SHQUP dhe Presidencë, ka nisur të lakohet emri i parë i njeriut, për të zëvendësuar Ardian Fullanin. Ai është ekonomisti Gjergj Konda, jashtë sferës së politikës aktive, por me lidhje të forta me eksponentë të Partisë Demokratike. Në rrethet politike dhe mediatike, Konda njihet si njeriu i Genc Rulit, ndaj si i tillë, konsiderohet si personazh i besueshëm nga Berisha dhe Nishani. Gjergj Konda është pjesë e Korporatës Finaciare Ndërkombëtare, International Finance Corporation (IFC), ndërsa ka ndjekur prej vitesh zhvillimet në Bankën e Shqipërisë. Gjergj Konda ka qenë edhe ekonomist i lartë pranë Korporatës Financiare Ndërkombëtare, me qendër në Uashington, një institucion që mund të përshkruhet si krahu financues i Bankës Botërore. Por këmbëngulja e Berishës dhe Nishanit për këtë kandidaturë, duket e dyshimtë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është i vendosur për një Guvernator të Bankës së Shqipërisë të ardhur nga jashtë. Kryeministri mësohet se është kategorikisht kundër kandidaturave me suport dhe hije politike. Rama mendon se një guvernator i huaj do të jetë i gjithëpranuar nga palët, i përgjegjshëm dhe më pak i atakueshëm nga politika. 
 
Truku Seyhan Pencapligil
 
Në qarqet politike dhe financiare, turku Seyhan Pencapligil, po lakohet  kandidaturë potenciale, për Guvernator të Bankës së Shqipërisë. Turku Seyhan Pencapligil aktualisht mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Kombëtare Tregtare, por është i njohur si personazh me reputacion në qarqet ndërkombëtare. Kandidati në fjalë ka edhe një avantazh tjetër. Seyhan Pencapligil jeton prej vitesh në Shqipëri dhe kohët e fundit është pajisur edhe me nënshtetësi shqiptare. Ai e shpalli BKT si “Banka më e mirë” për vitin 2013 në Shqipëri, rankimuar nga revista “Bankers”. Ai ka punuar në pozicione të ndryshme në Kentbank, si Nëndrejtor i Përgjithshëm për Depozitat-Thesarin dhe Nëndrejtor i Përgjithshëm për Bankingun Ndërkombëtar. Z. Pencabligil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-së që prej Tetorit të vitit 2000 dhe mban në të njëjtën kohë detyrën si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave etj. 
 
Kërcënimi me bllokadë  
 
Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për mundësinë e bllokimit të zgjedhjes së Guvernatorit të BSH nga Bujar Nishani. Ligji për BSH thotë se guvernatori emërohet nga presidenti me propozim të qeverisë. Pra, duhet një konsensus mes presidentit dhe qeverisë për të prodhuar një guvernator, por raportet mes qeverisë dhe Nishanit janë mjaft tensionuese. Ndërkaq, Lulzim Basha ka dhënë dje sinjalin e parë të bllokadës, kur tha se zgjedhja e guvernatorit është kompetencë e presidentit. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka ndërmarrë disa lëvizje për të zbutur kreun e shtetit. Madje, Rama ka urdhëruar Erjon Braçen të ndalë sulmet ndaj Nishanit dhe drejtuesve të BSH. 
 
Kush është Seyhan Pencabligil
 
Z. Seyhan Pencabligil, i laureuar si M.A. në Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti i Bosforit në Turqi dhe M. Sc. në Financë nga Universiteti i Lancaster ne Mbretërinë e Bashkuar, është një bankier me përvojë, me një eksperiencë të gjatë bankare. Ai ka punuar në pozicione të ndryshme në Kentbank, si Nëndrejtor i Përgjithshëm për Depozitat-Thesarin dhe Nëndrejtor i Përgjithshëm për Bankingun Ndërkombëtar. Z. Pencabligil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-së që prej Tetorit të vitit 2000 dhe mban në të njëjtën kohë detyrën si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Anëtar i Bordit Drejtues të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) si dhe të Kryetarit të Komitetit Kombëtar në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë – ICC Albania. Ndërkaq, revista EMEA Finance zgjedh Z. Seyhan Pencabligil si “Drejtori i Përgjithshëm i vitit 2012 në Europë”. Ky vlerësim nxjerr edhe një herë në pah kontributin e Z. Pencabligil në menaxhimin e qëndrueshëm dhe strategjik të BKT-së, duke e bërë atë një nga institucionet më të suksesshme në Europë.
 
Guvernatori i BSH 
 
Guvernatori vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë.  Guvernatori përgjigjet për hartimin dhe paraqitjen në Këshillin Mbikëqyrës të politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe të politikave të tjera. Guvernatori përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Të gjitha kompetencat që nuk specifikohen për Këshillin Mbikëqyrës i njihen guvernatorit ose, në rastin kur guvernatori mungon, ose është në pamundësi për të vepruar, këto kompetenca i njihen zëvendësguvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë pa kufizim: a) angazhimin në marrëdhënie kontraktore në emër të Bankës së Shqipërisë; b) emërimin e punonjësve, agjentëve dhe korrespondentëve të Bankës së
Shqipërisë; c) përfaqësimin e Bankës së Shqipërisë në procedurat ligjore.
 
Vlerësime për punën e Seyhan Pencabligil dhe BKT 
 
Revista Euromoney ka rivlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare, si “Banka më të mirë në Shqipëri për vitin 2014” bazuar në performancën e saj të shkëlqyer. Kjo është hera e tretë radhazi që BKT-së i është dhënë ky çmim i nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare nga kjo revistë. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues të Bankës, z. Mehmet Usta dhe Drejtorit të Përgjithshëm e Anëtarit të Bordit Drejtues, z. Seyhan Pencabligil,  në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 10 Korrik 2014. Po ashtu, edhe JCR Eurasia Rating, ka vlerësuar Bankën Kombëtare Tregtare për të gjashtën herë radhazi me notën ‘AAA (Alb)’ dhe me një situatë “të qëndrueshme” në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit. JCR Eurasia Rating është filiali Euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda tregut vendas dhe tregon që BKT ruan pozitat e saj si institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri. Po ashtu, Banka Kombëtare Tregtare është zgjedhur për të katërtin vit radhazi si “Banka Më e Mirë në Shqipëri për vitin 2013” nga revista prestigjoze Emea Finance.  EMEA Finance është një nga revistat financiare më të rëndësishme në botë, që ndjek zhvillimet në tregjet financiare të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. EMEA Finance shpërndan çdo vit çmimet për bankat dhe institucionet financiare më të mira në këto tregje. Edhe revista prestigjoze financiare “The Banker” ka vlerësuar menaxhimin e suksesshëm financiar të BKT-së, rritjen e qëndrueshme të përfitueshmërisë dhe pjesës së tregut si dhe risitë bankare. BKT është banka e dytë më e madhe  dhe më e vjetër bankë tregtare në Shqipëri me një total prej 2.7 miliardë USD në asete dhe 2.2 miliardë dollarë në depozita. Rrjeti i BKT përfshin 85 degë, nga të cilat 61 janë të vendosura në Shqipëri dhe 24 prej tyre në Kosovë, duke e bërë BKT-në bankën më të madhe shqiptare në rajon. Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 23:58

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e homologut holandez Mark Rutte, i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por replikoi duke ngritur pyetjen, në

Postuar: 18/10/2019 - 23:56

Ish-deputetja e PD Grida Duma e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, foli për negociatat

Postuar: 18/10/2019 - 23:52

Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për

Postuar: 18/10/2019 - 23:35

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook ka falenderuar Departamentin Amerikan të

Postuar: 18/10/2019 - 23:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama, teksa është pyetur nga gazetarët në konferencë në lidhje me dekr