
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Plasin skenarët e vjeshtës, SPAK bëhet gati për shembullin maqedonas, gati fletë-arrestet për arrestimin e “kumbarëve” të politikës, ja emrat që pritet të shkojnë pas hekurave

Shkruar nga Rigels Seliman 18 Shtator 2023

Momenti i arrestimeve ka ardhur pasi hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të sjellë telashe për politikën. Edhe pse të gjithë e duartrokitën vendimin e marrë në korrik të vitit 2022, sinjalet janë se shumë ministra, deputetë dhe zyrtarë do kenë punë me drejtësinë pasi janë hapur të parët kapitujt 23 dhe 24. Kjo do të bëjë që shembulli maqedonas të trokasë dhe në Shqipëri. Rumania dhe Kroacia u bënë pjesë e familjes europiane duke arritur ish-kryeministrat, ish-ministri dhe shumë deputetë. Edhe në Maqedoni u dënua ish-kryeministri Nikola Gruevski. I vetmi vend që nuk ka shkuar te goditja e pushtetarëve në nivele ish-kryeministrash jemi ne. Por fundi i vitit 2023 duket se do të sjellë dhe arrestime “VIP”. Ka qenë dhe gazetarja Klodiana Lala, e cila ka paralajmëruar zhvillime të forta nga Prokuroria e Posaçme. Ajo ka thënë se SPAK ka në duar një sërë dosjesh të bujshme, teksa ka folur dhe me emra. Sipas gazetares, priten zhvillime sa i takon hetimeve ndaj familjes Meta dhe asaj Berisha. Gazetarja shprehet se SPAK po heton thellë djalin e ish-kryeministrit Berisha. “Aktualisht është nën hetim ish-ministri i Shëndetësisë zoti Ilir Beqaj për sterilizimin. Duke qenë se është aksion i muajit gusht. Ka qenë një shuplakë që ka marrë SPAK nga gjykata sepse hetimet më shumë se 3-vjeçare nuk sollën rezultatet e pritshme sepse u arrestuan vetëm biznesmeni dhe zv/ministri. Nëse nuk është përgjegjës ministri i kohës kush mundtë jetë tjetër? Kemi çështje ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe familjarëve të tij, në rastin konkret ndaj zonjës Kryemadhi dhe personave të lidhur me të. Ka një hetim ndaj familjes së ish-kryeministrit Berisha. Janë duke u hetuar djali dhe dhëndri i tij. Djali i ish-kryeministrit Berisha është thirrur nga ana e SPAK, por ka dhe çështje të tjera që po hetohen në kuadër të pastrimit të parave”, tha Lala në një studio televizive. Gjithashtu të rrezikuar nga SPAK janë ish-ministra të Ramës, si, Olta Xhaçka, Frida Krifca, por edhe Damian Gjiknuri. Nga ana tjetër, dosja e inceneratorëve ende nuk është mbyllur. Përfundimi i hetimeve nga SPAK pritet të sjellë surpriza të mëdha
SPAK bëhet gati për shembullin maqedonas
Arrestimet në Maqedoni u bënë falë Prokurorisë Speciale që u ngrit atje. Ashtu siç amerikanët kanë marrë nën patronazh SPAK, edhe në Shkup, ata vendosën të ndëshkojnë gjithë shpurën e Gruevskit. Kjo tregon se e njëjta gjë do të ndodhë dhe në vendin tonë ku pritet të ketë reprezalje në nivele ish-kryeministrash, ish-ministrash, deputetësh e ish-deputetësh. Dyshimet janë se pikërisht një shembull i tillë e ka alarmuar dhe grupin anti-amerikan në Shqipëri. Berisha, Meta, por edhe grupi i tyre që i shkon nga pas, e kanë parë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni, Rumani e Kroaci dhe duket se po luajnë kartën e fundit për të mos e lejuar një gjë të tillë të vijë dhe në vendin tonë. Të njëjtën gjë bëri dhe Nikola Gruevski pasi ra nga pushteti. Të gjithë e mbajnë mend sesi i ngriti njerëzit në protestë dhe sulmoi institucionet. Madje njerëzit e tij u futën në Parlament dhe sulmuan fizikisht deputetët. Pra duket se kemi të njëjtët skenarë që po përdor dhe sot çeta anti-amerikane, të cilët kanë paralajmëruar ditët e fundit protesta pa mbarim. Alarmi i tyre qëndron tek dosjet e hapura në SPAK. Gruevski e dinte se po afronte fundi dhe tentoi të destabilizonte Maqedoninë me shpresën se do i shpëtonte ndëshkimit. Jo vetëm që u dënua, por u arratis nga frika. Po ashtu, janë arrestuar disa ish-ministra dhe shumë funksionarë të tjerë. Duket se dhe Berisha e Meta e di fare mirë se vala e arrestimeve të tilla do vijë në vendin tonë. Nëse shihet retorika e amerikanëve që kanë ardhur në vendin tonë, të gjithë e kanë vënë theksin te reforma në drejtësi e lufta ndaj korrupsionit. Edhe ambasada e SHBA pak ditë më parë kërkoi që reforma në drejtësi të mos ketë asnjë pengesë. Në Maqedoni të gjitha arrestimet janë udhëhequr nga amerikanët dhe e njëjta gjë po ndodh dhe në vendin tonë. Një tjetër ngjashmëri është se dhe në Maqedoni ishte Moska që fshihej pas Gruevskit dhe e nxiste të sillte destabilizimin. Por ditët e fundit kanë dalë fakte se e njëjta gjë po ndodh dhe në vendin tonë, pasi Berisha e Meta po i shërbejnë Rusisë. Por ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se nuk ka asnjë kthim pas për SPAK, çfarëdo që të ndodhë. Kjo duket se është dhe arsyeja që ka trembur anti-amerikanët në Tiranë, të cilat po tentojnë të ndezin flakë vendin.
Më të lexuarat


Kryeministri i Kroacisë jep lajmin e mirë: Do të bëhemi shtysë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë e fqinjëve në BE

E pazakontë/ Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë punon si kamerier në restorantin e tij, nuk do ta besoni kush është (Emri)

I përfolur në dosjen e korrupsionit, Beqaj “dhëmbë për dhëmbë” me demokratët në Komisionin e Ligjeve

Analiza e BIRN: Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Nis viti i ri akademik, Tabaku: Arsimi universitar reflekton dështimet e reformave gjysmake

Deklaratat për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës, Çollaku kërkon interpelancë me kryeministrin Rama

Grupi i Laert Haxhiut plan për eliminimin e prokuroreve, Balla flet pas takimit me kreun e KLP: Qeni që leh, s’të ha

"Solidarizohem me bojkotin e studentëve", Berisha 'shuplakë' ministrisë së Arsimit: Vendimi për Mjekësinë, akt totalitar dhe shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë

Numri i studentëve në rënie, Xhixho: Qeveria ka dështuar me arsimin!

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu Andrej Plenkovic, ja çfarë pritet të diskutohet
