BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Politike

Platforma “Deputeti që duam”, Balla nga Elbasani: PD i dëbon njerëzit më të mirë, PS partia e parë në Shqipëri që hap listën për njerëzit

Platforma “Deputeti që duam”, Balla nga Elbasani: PD i

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh dje në Elbasan gjatë aktivitetit “Deputeti që duam” se, hapja e listave referuar konkursit brenda PS nuk është vetëm një hap më pranë BE dhe formës europiane të përfaqësimit, por sipas tij, është një formë e re e pushtetit të qytetarit shqiptar, të cilit i takon me të drejtë kjo fuqi. “Ky ndryshim përfaqëson thelbin e vlerave të PS. Ne duam që njerëz të freskët, të rinj, të talentuar të vijnë në Parlament dhe të përfaqësojnë zonat e tyre elektorale. Ne e kemi nisur këtë fushatë në mënyrë që të gjejmë kandidatët më të mirë nga të gjitha, rajonet, qytetet, nga i gjithë vendi. Ne e kuptuam se mënyra më e mirë për të arritur Shqipërinë që duam është të kemi deputetin që duam. Ne u bëjmë thirrje njerëzve të aplikojnë apo të nominojë, hapja e listave nuk është vetëm një hap më pranë BE-së dhe formës europiane të përfaqësimit. Është një formë e re e pushtetit të qytetarit shqiptar, të cilit i takon me të drejtë kjo fuqi, dikë që ata njohin, që ata besojnë se do të t’i përfaqësonte denjësisht ata. Ne jemi duke kërkuar për njerëzit më entuziastë, të kualifikuar dhe më të përgjegjshëm, për të qenë pjesë e listës së PS. Ne do t’i shtojmë listës sonë këta njerëz të rinj, prandaj kjo fushatë do të bëjë vërtet ndryshim”, deklaroi ai. Më tej deputeti socialist, Taulant Balla teksa u bëri thirrje të rinjve që të jenë pjesë e PS në mënyrë që ta ndihmojnë partinë që të dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit, akuzoi Partinë Demokratike se përmes zgjedhjeve në parti dëboi njerëzit më të mirë. “Për të qenë pjesë e kombëtares së Partisë Socialiste me 25 prill. Dëshiron të hapë listat e veta për njerëzit e thjeshtë që të vijnë të na bashkohen. Për të formuar listën më të mirë për zgjedhjet parlamentare të radhës. Kjo tregon se kandidatët duan miratim nga qytetarët. Hulumtimet tregojnë se ky sistem përzgjedh politikanët më të mirë. Ajo që i ndodhi PS është një histori paralajmëruese. Deputeti që duam mundëson Shqipërinë që duam. PD i dëboi njerëzit e tij më të mirë ne jemi ndryshe. Për Shqipërinë do të nisë një epokë e re. E rëndësishme është që të zgjedhim njerëzit e duhur në këtë moment. Na ndihmoni të përfshijmë emrat më të mirë në kombëtaren e listës fituese të PS në 25 prill”, tha kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Më të lexuarat