BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)
x

Politike

Platforma me 14 pika e presidentit, Astrit Patozi zbulon ‘pazarin’ e Metës, Ramës e Bashës: Ky është qëllimi (Video)

Platforma me 14 pika e presidentit, Astrit Patozi zbulon ‘pazarin’ e

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në emisionin Top Talk komentuar lëvizjet e fundit politike si dhe deklaratat e forta të ambasadores amerikane Yuri Kim. Patozi i ka quajtur këto lëvizje si teatrin real të politikës. Teatri sipas Patozit u shemb si pasojë e një strategjie. “Rama mund të duronte edhe 1 muaj pas 21 vitesh”, tha Patozi.

Patozi, ka folur lidhur me prapaskenat e forcave të mëdha politike për reformën në drejtësi si dhe reformën zgjedhore.

“Mesazhet e Yuri Kim duhet të ndajmë në dy pjesë. Njëri  ishte mesazh i koduar për Ramën. Nuk mund të fajësojmë Lulzim Bashën, sepse opozita e ka të pamundur të ndikojë në Reformën në Drejtësi", tha ai.

Lidhur me platformën Ilir Metës, Patozi tha se synimi është i qartë ose të mos bëhen reformat në drejtësi dhe në sistemin zgjedhor ose të jenë të dyja calamane. Kjo është e qartë për këdo që kupton pak nga politika.

Intervista e plotë: