BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Politike

Platforma me 14 pika e presidentit/ Lulzim Basha zbulon detajet nga takimi që pati dje me Metën

Platforma me 14 pika e presidentit/ Lulzim Basha zbulon detajet nga takimi

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se ulja në një tryezë me kryeministrin Edi Rama, nëse këtë gjë e kërkon kreu i shtetit, “nuk i shërben të mirës së vendit”

Gjithashu kryedemokrati në një intervistë për Abc News ka nxjerrë disa detaje nga takimi me presidentin Meta.

Pyetje: Presidenti Meta thotë që në datën 8 prill ka prezantuar një platformë të plotë me 8 pika. Ju e keni marrë këtë?

Lulzim Basha: Nuk e kam marrë, por më ka njohur me idenë e tij javën e parë të prillit, nuk më kujtohet data.

Pyetje: Keni biseduar me presidentin Meta për këtë platformë?

Lulzim Basha: Patjetër. I kam parashtruar edhe idetë e mia. I kam thënë që janë 15 pika të Bahkimit Europian. Ky është udhërryfyesi ynë si opozitë. Edi Rama i ka këto detyra, ishin 5, u bënë 9, tani janë 15. Nuk pres që Edi Rama të arrestojë e të çojë në burg Gjush Dakon me shokë, meqë ka thënë se “nuk m’i cakton Departamenti i Shtetit shokët”, këta janë shokët e tij. Kështu që e vetmja pikë ku opozita është e angazhuar dhe do të bëjë sa të mundet për t’u garantuar shqiptarëve votën, është reforma zgjedhore, ndërkohë që qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen për 14 pikat e tjera. Ky është qendrimi im, kur Presidenti më njohu me këtë dokument.