BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

Platforma me 14 pika e presidentit Meta, reagon Ambasada Amerikane

Platforma me 14 pika e presidentit Meta, reagon Ambasada Amerikane

Ambasada Amerikane ka konfirmuar për Euronews Albania se e ka marrë platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin.

Selia diplomatike sqaron se është duke i shqyrtuar propozimet e Presidentit.

Platforma e Presidentit Ilir Meta bën thirrje për arritjen e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për reformat më të rëndësishme në vend dhe integrimit në BE. Platforma prej 14 pikash e propozuar nga kreu i shtetit ndalon në disa çështje, që nga miratimi me konsensus i reformës zgjedhore, tërheqja e mazhorancës nga paketa antishpifje, e deri tek çështjet që lidhen me drejtësinë. Pikërisht pikat që kanë të bëjmë me reformën në drejtësi kanë shkaktuar dhe reagim të fortë.

Kryeministri Edi Rama pas një deklarate të bërë sot nga  Presidenti lidhur me platformën për integrimin, reagoi duke thënë se deri tani nuk ka marrë asnjë propozim nga Meta.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda dhe jashtëparlamentare e me partnerët e reformës në drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip e anglisht, se teatri ra, iku e na la”, deklaroi z. Rama.