Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Platforma për studentët/ Rama tregon historinë e tij familjare: Djali im nuk hyri në Universitet vitin e parë se...

Postuar: 11/01/2019 - 11:40

Kryeministri Edi Rama ashtu siç e kishte lajmëruar dhe dje ka prezantuar sot platformën e punësimit të studentëve ekslelentë në administratë.

Rama gjatë fjalës së tij tha se kjo është një pikënisje e 8 pikave që u kërkuan nga protesta, po shtoi se kjo shkoi më tej.

Po ashtu Rama tregoi historinë me djalin e tij , ku tha se  ai nuk kishte hyrë dot në shkollë vitin e parë se nuk kishte mik, dhe u detyrua që të punonte për një vit dhe pastaj të kryente studimet.

“Pse nuk bëhej pa protestën? Sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi sipas ligjit janë shprehje e një punë të bërë dhe monitoruar nga KE. Protesta dhe shfaqja shembullore e shqetësimeve të thella dhe nevojave për të hapur dyert e administratës duke kapërcyer pengesat që ka ligji na dha mundësinë që me partnerët të ulemi e të themi që ne në këtë moment e kemi të domosdoshëm që të kapërcejmë ligjin”, tha në nisje të fjalës Rama.

Më tej Rama u shpreh: Me këtë program ne e kapërcejmë ligjin, falë protestës dhe kësaj shtyse ne kapërcejmë edhe traditën dhe inercinë e tepsisë së famshme. Që të gjithëve, partnerëve, partisë e kujtdo që është mësuar me të vjetrën u them, nuk kemi ca të bëjmë, prioritetin e kanë këta që janë këtu dhe ky prioritet garantohet në mënyrë mekanike e transparente nuk ka nevojë për konkurs, atë e ka bërë jeta akademike me rezultatet e secilit. Ai që ka rezultatin më të lartë ka të drejtën i pari të zgjedhë. kjo është shumë e thjeshtë. Nuk ka më, si e ke emrin, i kujt je, kush është partia, kushëriri.

“Më falni a ka ndonjë krahasim të mundshëm me 5 vjet më parë? Do thoni ju ça na duhet ne? Ne duam ku do jemi 5 vjet pas? Po, kemi shumë për të bërë. Do ju shkonte mendja ju që do vinte dita që në Universitet do të hynte sipas radhës së meritës dhe djali i një çobani në një mal në Tepelenë nëse i ka rezultate më të mira se djali im, hyn para djalit tim, dhe ai nuk e kalon.  Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë vitin e parë se nuk kishte mik dhe ka hyrë në punë, që ta dini ju.”, shtoi më tej Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 23:57

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Përballë’ ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’.

Postuar: 19/06/2019 - 23:52

Aktivisti i njohur Endri Shabani është përballur ditën e djeshme në emision me ish-kryeministrin

Postuar: 19/06/2019 - 23:47

Taulant Balla ka deklaruar në emisionin Open se audio-përgjimet janë përgatitur në landmarkun e k

Postuar: 19/06/2019 - 23:30

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, i përgjigjet deputetit socialist Taulant Balla

Postuar: 19/06/2019 - 23:13

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar trazirat që po ndodhin në ambientet e KZAZ-ve duke u shprehur

Postuar: 19/06/2019 - 23:00

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, reagoi pas publikimeve të përgjimeve të reja nga gazeta gjermane

Postuar: 19/06/2019 - 22:55

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte ditën e sotme në Fier ku u takua me struktura të partisë