Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Po asgjëson reformën në drejtësi", LSI akuza të forta kryeministrit Rama

Postuar: 09/11/2018 - 19:56

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI në një postim në Facebook, shkruan se kryeministri është tutor politik i asgjësimit të reformës në drejtësi.

Më tej në shkrimin e tij deputeti Petrit Vasili shkruan se “Sot kryeministri jep vetë vendimin për ish ministrin e proceduar për trafik droge dhe e shpall të pafajshëm pa folur gjykatat dhe i shpall se të gjithë duhet ti kërkojnë falje atij. Sot vetë kryeministri bën gjoja ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës dhe i jep urdhërin drejtesisë se ku do ecë”.

Postimi i plotë:

Kryeministri tutori politik i asgjesimit te reformes ne drejtesi.

Sot reforma ne drejtesi eshte ne pike te vdekur.
Moralisht te gjithe shqiptaret perjetojne shembjen perdhe te nje dogme,te nje mashtrimi demagogjik dhe lindjen e rrembimit e te kapjes se drejtesise nga kryeministri.
Sot kryeministri jep vete vendimin per ish ministrin e proceduar per trafik droge dhe e shpall te pafajshem pa folur gjykatat dhe i shpall se te gjithe duhet ti kerkojne falje atij.
Sot vete kryeministri ben gjoja ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes dhe i jep urdherin drejtesise se ku do ece.
Sot prokuroria e kryeministrit mbyll pa i hapur padite per fajet penale te tij,si thirrja policise, qe te punonte per votat e rilindjes.
Sot nderkombetaret vetem per force zakoni thone ndonje fjale parafabrikat burokratik per reformen ne drejtesi,pasi e kuptojne qe qorrsokaku i saj eshte pa kthim.
Tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjesimin e drejtesise, qe Shqiperia nuk e ka provuar kaq tragjikisht asnjd here,as ne kohe pushtimesh apo kthesash te forta politiko shoqerore.
Shqiperia kishte dje nje drejtesi me probleme ndersa sot nuk ka fare drejtesi,as si institucione,as si fryme dhe as si ndihme e zgjidhje per qytetaret.
Eshte nje faj shume i rende i paramenduar dhe i pafalshem i kryeministrit si tutori i zhberjes sistemike te drejtesise.
Fillimi i gjykimit te kryeministrit duhet nga zhberja e drejtesise dhe ketu 92% e shqiptareve qe besuan te reforma dhe u mashtruan prej tij paturpesisht jane te gjithe te nje mendjeje.

 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 00:00

 Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ndërsa komentoi situatën aktuale politike në vend dhe jo vetëm, u ndal edhe tek goditja e bandës së Shij

Postuar: 12/11/2018 - 23:58

Teatri “Zihni Sako” në Gjirokastër është mjaft i frekuentuar nga të gjithë qytetarë

Postuar: 12/11/2018 - 23:53

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në “360 Gradë”

Postuar: 12/11/2018 - 23:49

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ka k

Postuar: 12/11/2018 - 23:28

Vitore Tusha, përzgjedhja e Presidentit Ilir Meta për të marrë postin e kryetarit të KLSH-së, nuk

Postuar: 12/11/2018 - 22:44

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u pyet se kur do të organizojë Partia Demokratike protestën e

Postuar: 12/11/2018 - 22:39

Eurodeputja Eleni Theocharous është shpallur ‘Non Grata’, nga shteti shqiptar, për sh