
Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

“Po bëhet pazar”/ Zgjedhja e Presidentit të ri, Mentor Kikia nxjerr prapaskenat dhe zbulon kush është politikania e preferuar e socialistëve për këtë post: Të mos merret dikush që luan domino!

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Maj 2022

Analisti Mentor Kikia komentoi zhvillimet më të fundit në vend në lidhje me zgjedhjen e Presidenti të ri. Sipas tij, për zgjedhjen e Presidentit, kriteret ligjore i përcakton Kushtetuta, datën Konferenca e Kryetarëve, dhe në negociata palët diskutojnë për një emër se kush është personi, nëse është i denjë apo jo, për të qenë kryetar i shtetit, duke iu përmbajtur disa parimeve për integritetin.
“Nga negociata në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, shkohet në një proces tjetër, në atë që quhet pazar. Hajde të merremi vesh paraprakisht pa patur emrin në tavolinë dhe në fund të bëjmë publik dhe emrin.
Emrat që janë folur publikisht, jo zyrtarisht janë me dhjetëra. Negociatat fliten për një emër konkret.
Nëse ky është një person me dinjitet dhe personalitet, mund të ketë dhe anëtar të opoziëts që mund ta japin votën. S’ka nevojë të vazhdojë legjenda e raundeve të votimit.
Gjërat janë shumë më të thjeshta nëse palët kanë vullnet për ta bërë këtë punë.”, u shpreh Kikia.
Kikia deklaroi se procedura e votimit në radhët e socialistëve, ishte një përpjekje marketingu për ta shitur procesin brenda mazhorancës si një gjë transparente demokratike, ku anëtarët e parlamentit të mazhorancës, propozonin kandidaturat e tyre dhe se nuk prodhon asgjë përveç imazhit.
“Rama mund t'i kishte pyetur në një mbledhje me dyer të mbyllura dhe secili të thoshte emrat. Është marketing politik, pjesë e diskutimit futen shumë emra, opozita me gjasë nuk do të ketë një emër të saj, mazhoranca socialiste është në pozicion komod dhe mund të pranojë një President me profil jo socialist.
Nuk është e thënë të jetë anëtar i dy grupimeve. Mund të jetë socialist, por mund të jetë dinjitoz dhe të gëzojë pëlqimin e opinionit. Nuk duhet të ketë asnjë paragjykim.
Unë mendoj se Presidenca nuk është një trofe ku dikush duhet ta fitoj, as edhe një paketë ku ai që zotëron pushtetin t’ia dhurojë dikujt për mirënjohje.
Kryetari i shtetit është figura më e lartë përfaqësuese e shtetit dhe kërkon seriozitet. Nga mënyra se si do të zgjidhet do të varet edhe autoriteti, nëse zgjidhet nëpërmjet pazaresh, do e bëj jo serioz.
Nuk do ketë konsensus mes mazhorancës dhe opozitës se vetë opozita nuk ka një përfaqësi unike, do jetë një dakordësi mes mazhorancës dhe një pjese të opozitës.
Do ketë dhe një faktor të nëndheshëm, faktori ndërkombëtar, besoj se në një farë mënyre do ketë një shkëmbim dakordësie në distancë mes atyre që kanë në dorë për të zgjedhur Presidentin, për të thënë se ky është figura e duhur.”, tha ai.
Kikia shtoi se brenda grupimeve të mazhorancës ka qarkulluar emri i Mimi Kodhelit, por tha se Edi Rama përjashtoi se do të jetë në radhët e socialistëve.
“Nuk mendoj se duhet të jetë tërësisht i pavarur dhe të jetë një person që merret duke luajtur dominio. Një njeri që mund të ketë një teser të PS ose PD, mund të jetë shumë më efikas, se dikush që nuk ka teser.
Më shumë se kriteret kushtetuese, Presidentin do e bëjë dinjitoz statura e tij. Visar Zhiti është njeri me profil intelektual, serioz, i bën nder çdo institucioni, përfshirë dhe Presidencës, por këtu futen konjukturat politike. Një arsye pse s’po bëhen publik emrat është se sa herë është futur procesi në emra, janë kontestimet paraprake. Pa emër s’ka negociata!”, u shpreh Nazarko.
Sipas tij, karakteri për t'i dhënë seriozitetin postit, nuk varet as nga Kushtetuta dhe as nga konsensusi.
Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se do i shtohen kompetencat Presidentit, deklaroi se kur Vladimir Putin ishte Kryeministër merrte kompetencat e Presidentit dhe i çonte te Kryeministri dhe anasjelltas.
“Edhe me kaq kompetenca sa ka, Presidenti është figura më e lartë e shtetit dhe mund ta krijojë autoritetin e tij edhe me kompetencat që ka për të mos u bërë palë.”, tha Nazarko.
Më të lexuarat


“Mazhoranca e ka bërë ‘baltë’, e ka kaluar cakun”, deputeti i PD reagon ashpër ndaj Qeverisë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Kjo që po ndodh në Shqipëri është kriminale

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Selenicë, ministri i Mbrojtjes u bën thirrjen urgjente banorëve

“Na duhet shumë punë duke nisur nga sot”, Meta paralajmëron: Po afron një vjeshtë ripërtëritëse për Shqipërinë

“E papranueshme”/ Deputeti anglez bën deklaratën e papritur për shqiptarët, reagon i revoltuar Kreshnik Spahiu: Me asnjë komb nuk sillen kaq poshtërsisht!

“E keqja gjithmonë është tunduese”/ Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë për Sali Berishën: Shumë shpejtë atë dhe...

“Qeveria po grabit çdo ditë qytetarët”, Partia e Lirisë ngre alarmin dhe ka 6 propozime për Ramën: Ky është rrënim ekonomik!

Çmimet e ushqimeve në rritje dhe nafta në stratosferë, deputetët s’futin dorën në xhep, mbi 140 mln lekë në muajin maj për dieta, karburante, ofertat telefonike dhe hotele

“Nuk do mbetet i izoluar rasti non-grata i...”/ Eksperti Ervin Karamuço del me paralajmërimin ‘bombë’, Klodiana Lala bën deklaratën e papritur

Albin Kurti ngre alarmin, zbulon planin e Vladimir Putin: Jemi në prag lufte! Pas Serbisë fshihet...

Fatos Klosi demaskon Sali Berishën: Ja si i zhduku dosjet nga arkiva e SHISH, ka qenë spiun i dyfishtë i Sigurimit dhe UDB
