BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

“Po, ç’është kjo? S’ka kuptim!”, shpërthen Lisandër Hoxha dhe ngre alarmin për PD-në: Nuk e mundim dot ne Edi Ramën? Po ç’na duhet Basha nëse...

“Po, ç’është kjo? S’ka kuptim!”,

Ish-nënkryetar i FRPD, Lisandër Hoxha vuri para përgjegjësisë për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit, liderin e opozitës, z.Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin ‘Spotlight’, Hoxha tha se Partia Demokratike tashmë është në krizë dhe kjo është një fatkeqësi për një forcë politike.

“Ne jemi zyrtarisht në një krizë shumëplanëshe, shumë-dimensionale në forcën tonë politike.

Po të bëhen sot zgjedhjet brenda Partisë Demokratike nuk mobilizojmë dot as 5% të njerëzve, sepse nuk na vijnë. E di ç’do të thotë t’i lësh në opozitë 12 vjet. E kuptoni se çfarë fatkeqësie është kjo për një forcë politike? Nuk e mundim dot ne Edi Ramën? Dhe e kanë çuar debatin në një pikë që mua më duket anormale: ‘A duhet të rrijë Lulzim Basha, apo nuk duhet të rrijë?’ Po, ç’është kjo? S’ka kuptim!”

Më tej, Hoxha u shpreh se nuk ka fituar Rama, por ka humbur PD zgjedhjet.

“Duam të hapet një proces gare. Do mbështes çdo të ri dhe të re që garanton bashkimin e Partisë Demokratike, rregulla të reja loje që të na mbajnë brenda dhe strategji se si rrëzohet Rama. Unë besoj shumë që ne jemi ofertë morale akoma në shoqëri, pavarësisht konfliktit tonë të brendshëm. Edi Rama është kryeministër matematik, nuk ka fituar ai, kemi humbur ne zgjedhjet.”, tha ai.