Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Po e kursej”/ Lubonja i përvishet Ramës, ja si i përgjigjet deklaratave të tij

Postuar: 17/10/2018 - 17:39

Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur sot në rubrikën “Opinion” në Nws24 deklaratave të bëra mbrëmjen e kaluar nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Dritare me Rudinën”.

Ndërsa në emision u soll një video me momentet e reagimit të kryeministrit ndaj gazetarëve, kur në ekran u shfaq Lubonja, Rama pasi e quajti shpifës tha se do e kursente sepse ka qenë në burg.

Pikërisht për këto deklarata Lubonja ka folur sot. Ai tha se para ligjit të gjithë janë të barabartë dhe tha se Rama flet në emër të drejtësisë, çka për të është shenjë e një degradimi.

“Nuk jam dakord me këtë që të kursehem që kam qenë në burg, para ligjit janë të gjithë të barabartë. Mendoj që thelbi i këtij debati është raporti i kryeministri po në përgjithësi i pushtetit me të vërtetën, me gjërat që thuhen, janë perceptim apo dhe fakte. Përgjithësisht, ça është kategoria e politikanëve tanë nuk e njohin dialogun por njohin akuzën. Je me mua ose je kundër meje.

Ti duhet të faktosh pse është shpifje. Më e rënda është që ti flet në emër të drejtësisë. Kjo është shenjë e një degradimi në fund fare. Për të mos thënë se akuzat janë shumë të rënda dhe nëse je i pastër duhet të jesh i qetë por nuk je akuzon për shpifje dhe ulërin. E dyta nëse ke akuza duhet t’i verifikosh jo të bësh mbulesën e parë. Sa prova duhet të kemi ne që të provojmë se ky kryeministri dhe gënjeshtra janë dy anë të së njëjtës medalje. Kjo është më shumë kërcënim. Vijmë tek situata unë kam drejtësinë, kam policinë dhe ose ti mbyll gojën ose të akuzoj”, deklaroi Lubonja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 16:24

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” me fjalimin që mbajti në Kuvendin e PD, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet mini

Postuar: 19/08/2019 - 15:12

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mes Mihal Kokëdh

Postuar: 19/08/2019 - 13:54

Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës.

Postuar: 19/08/2019 - 13:31

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar lidhur me protestën e organizuar nga

Postuar: 19/08/2019 - 13:18

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka mbajtur fjalën e saj para mbështetësve të PD-së të cilët ndod

Postuar: 19/08/2019 - 13:04

Sekretari i Përgjithshëm Bardh Spahia po zhvillon në këto momente një takim me kryetaren e bashki

Postuar: 19/08/2019 - 13:03

Për situatën që po ndodh sot në Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Socilaiste.