BREAKING NEWS

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/ Frrok Çupi parashikon zhvillime të bujshme, lëshon paralajmërimin 'bombë' për këtë politikan të njohur: Është në prag të burgut

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/
x
BREAKING NEWS

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon ‘thumbin’ e fortë për përplasjen Duka-Veliaj dhe ngre dyshimet: Mund ta ketë bërë...

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon
x
BREAKING NEWS

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja/ Çfarë ka ndodhur?

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja
x
BREAKING NEWS

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e njerëzish ku dëmtohen interesat e SHBA, ai dhe Berisha i kanë sytë nga Ukraina, synojnë azil në Rusi

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e
x
BREAKING NEWS

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike, FBI-CIA-DASH bashkëpunim me Thesarin për aferat e emrave në listën e zezë, ja raporti

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike,
x
BREAKING NEWS

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet vendore, nuk ankimoi në Gjykatën Kushtetuese paligjshmërinë e 30 qershorit

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet
x
BREAKING NEWS

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi të butë në Tiranë, procedurat si veprohet

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi
x

Politike

“Po e shqyejnë”, Astrit Patozi tregon mëkatin më të madh që Basha dhe Berisha i kanë bërë PD-së: Kjo është një luftë për interesa personale

“Po e shqyejnë”, Astrit Patozi tregon mëkatin më

31-vjetori i vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri e gjen Partinë Demokratike në krizën më të madhe të saj.

Kjo politikë që Sali Berisha dhe Lulzim Basha po ndjekin, Astrit Patozi e sheh si rrugën drejt rrënimit të Partisë Demokratike.

“E kam ndjekur me shumë trishtim përkujtimin e 8 dhjetorit në Tiranë. Po të mos e njihje historinë, mund të mendoje pa asnjë mëdyshje që Partia Pluraliste ishte ajo që themeloi pluralizmin në Shqipëri, ndërsa Partia Demokratike ishte pasardhëse e Partisë Komuniste. Sepse atmosfera ishte e tillë, qeveria apo mazhoranca ishte e bashkuar në një sallë koncertesh, ndërsa Partia Demokratike ishte e ndarë në dy foltore që sulmonin njëra-tjetrën, ku e vetmja gjë e përbashkët ishte ndjesa që i kërkonin demokratëve. Kjo panoramë të shkakton keqardhje, është e pamerituar dhe e padrejtë. Sepse PD-ja më shumë se të gjithë duhet të jetë krenare për 8 dhjetorin. Por, për shkak të një kursi të gabuar, sot demokratët janë kokulur, janë në një pikë krize, në kuotën më të ulët të besueshmërisë nga publiku dhe mbi të gjitha janë më të paqartë se asnjëherë për të ardhmen e vet”, u shpreh Patozi në “Top Talk”.

Sipas tij, degradimin më të madh të demokracisë në Shqipëri po e pëson Partia Demokratike.

“Ata (Berisha dhe Basha) kanë marrë secili më vete flamurin e ringritjes ose të bashkimit. Janë më hipokrit dhe më të pabesueshëm se asnjëherë në jetën e tyre, një taksë që PD-ja duhet të paguajë. Janë duke e shqyer, duke e tërhequr me vete në dy copa.

Sali Berisha po pretendon sot rikthimin e pluralizmit në Shqipëri, që është njësoj si të pretendosh se rilindja e Edi Ramës është njësoj si Rilindja Kombëtare që solli pavarësinë e Shqipërisë.

Po e shantazhojnë dhe po e bëjnë personale. Sali Berisha po thotë sot që Lulzim Bashës, që i kishte falur dhe liberalizimin e vizave, dhe futjen në NATO, Rrugën e Kombit. Tani jo vetëm që ia mori, por thotë se ky tani po ndan lekët me krimin, me ‘Toyota Yaris’.

Nga ana tjetër, nga ai Lulzimi i penduar, kryedemokrati tha se Sali Berisha është pjesë e trekëndëshit të Bermudës. Pra, janë krejtësisht hipokrit, krejtësisht të pavërtetë, inkoherentë dhe si të tillë sigurisht që janë të pabesueshëm”.

Këtë ‘betejë’ mes dy politikanëve, Patozi e quan mëkat për Partinë Demokratike.

“Mëkati më i madh që ata kanë bërë ndaj Partisë Demokratike është që nuk bën një betejë të qytetëruar, ku njëri prej tyre të fitonte. Pra, nuk i dhanë Partisë Demokratike mundësinë që të verifikojë shumicën. Siç nuk ditën të duheshin, tani nuk po dinë as të ndahen”.

Më të lexuarat