Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Po fiton gjithmonë kundërshtari”/ Shpërthen këshilltari i PD: Basha ka dështuar, duhet zëvendësuar menjëherë!

Postuar: 14/09/2018 - 13:07

Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se demokratët kanë nevojë për fitore përballë kundërshtarëve të tyre. Topollaj i kujton dështimet Bashës, ndërsa shkruan se kohet e fundit ne zgjedhje fiton gjithmone kundershtari, ne marreveshje midis paleve serish ai dhe sa here ka kauza te medha me impakt publik kundershtari i permbush lehtesisht te gjitha qellimet e veta perverse.

Ndërsa ai thekson se protestat qytetare shuhen sapo mberrijne lideret e opozites si ne rastin e Kukesit, kauzat e medha paragjykohen sapo artikulohen nga selia e partive opozitare si me rastin e Teatrit, ndersa perfaqesuesit e opozites nuk kane asnje ndikim dhe lidhje me qytetaret e ketij vendi dhe problemet e tyre ekzistenciale.

Topollaj gjithashtu ka hequr edhe një paralele, mes PS dhe PD, ndërsa shkruan se PS mban ne krye Gramoz Rucin, ndersa PD fshiu si me gome historine e saj antikomuniste dhe te arritjeve te medha qeverisese duke flakur ne rruge Topallin, Patozin, Imamin, Boden dhe Bregun. Këshilltari i djathtë shkruan se arsyeja pse demokratët janë në këtë gjendje është vetëm një, duke ju referuar kështu kreut të PD.

Postimi i plotë i Topollajt:

Demokratet kane nevoje per fitore.

Perhapja e jashtezakonshme dje e statuseve ne facebook me krahasimin e audiences se intervistes se Berishes perballe Rames, ku i pari fitoi ndjeshen, eshte nje deshmi e madhe e nevojes qe kane demokratet e vendit per fitore perballe kundershtareve te tyre.

Te mesuar me nje superioritet te vazhdueshem dikur, ka vite qe demokratet nuk ndjejne shijen e fitores ndaj kundershtarit jo vetem ne perballjet elektorale, por as ne perfaqesimin politik dhe ballafaqimin moral, etik dhe verbal edhe pse ai ska asnje merite per tu pasur zili ne keto drejtime.

Dhe perseri keto kohet e fundit ne zgjedhje fiton gjithmone kundershtari, ne marreveshje midis paleve serish ai dhe sa here ka kauza te medha me impakt publik kundershtari i permbush lehtesisht te gjitha qellimet e veta perverse, pavaresisht se ka kunder jo vetem te drejten dhe opinion publik, por ne shume raste edhe ligjin madje.

Protestat qytetare shuhen sapo mberrijne lideret e opozites si ne rastin e Kukesit, kauzat e medha paragjykohen sapo artikulohen nga selia e partive opozitare si me rastin e Teatrit, ndersa perfaqesuesit e opozites nuk kane asnje ndikim dhe lidhje me qytetaret e ketij vendi dhe problemet e tyre ekzistenciale.

PS dhe pse e turperuar me historikun e saj perseri mban ne krye Gramoz Rucin, ndersa PD fshiu si me gome historine e saj antikomuniste dhe te arritjeve te medha qeverisese duke flakur ne rruge Topallin, Patozin, Imamin, Boden dhe Bregun.

PS e ka te mbushur me kriminele grupin e saj parlamentar por perseri ata jane me efikase ne aspektin elektoral se sa nje grup anonimesh perballe.

Qeverisja e PS prodhon skandale te perditshme, ndersa opozita jo vetem nuk perballet ne parlament duke pare me shume nga dera se sa nga foltorja e Kuvendit, por duket se kujdeset ta barazoje qeverine duke konsumuar dhe me pas fshehur edhe skandale te llojit erotik qe konsumohen nga perfaqesuesit e saj brenda salles se parlamentit.

Demokratet kane nevoje me shume se kurre per fitore, sepse me shume se kurre me pare ata ndihen humbes perballe kundershtarit te tyre edhe pse ata jane superiore ne te gjitha drejtimet, kryesisht ne aspektin moral.

Dhe ketu nuk eshte fjala pse kundershtari eshte ne qeveri ndersa Ne ne opozite.

Demokratet kane qene shume me krenare dikur kur perballe kishin nje qeverisje qe i agresonte deri edhe me plumba, se sa sot qe kane nje kundershtar qe i miklon duke ju ngritur dhe dy gishtat, simbolin identifikues te tyre.

Ne menyre qe fitoret e verteta ne demokratet te mos i presim me te na i sjelle perseri Sali Berisha, edhe per shkak se ai i ka mbyllur betejat e veta, duhet menjehere te identifikojme arsyet e deshtimit tone periodike kete periudhe dhe ti korrigjojme ato menjehere.

Ndryshe do duhet te perballojme ndjesine e deshtimit perballe nje kundershtari qe eshte gjithmone edhe me i dobet.

Personalisht mendoj se ska shume te tilla, ka vetem nje arsye pse ne demokratet jemi ne kete gjendje, pavarsisht se ajo per fat te keq eshte percaktuese edhe sepse eshte ne krye.

Dhe ceshte me e keqja duket se Arsyeja deshton qellimisht dhe jo vetem nga paaftesia.

Nje argument me teper ky pse duhet zevendesojme menjehere, me cdo kosto dhe pa me te voglen keqardhje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 23:30

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ foli edhe në lidhje me frikën e bosëve të krimit nga shteti dhe ligji.

Postuar: 13/11/2018 - 23:20

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ u pyet në

Postuar: 13/11/2018 - 23:07

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa i përket propozimit për të dytën

Postuar: 13/11/2018 - 22:58

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komen

Postuar: 13/11/2018 - 22:56

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur për për ish- ministrin Tahiri.

Postuar: 13/11/2018 - 22:48

Kryeministri Edi Rama u përball me gazetarët Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi.

Postuar: 13/11/2018 - 22:46

Prej disa ditësh, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eri