BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Politike

"Po i var mëlçitë ujkut, doli si lugat për të njoftuar...", Basha sulmon kryeministrin Rama dhe bën lapsusin e papritur

"Po i var mëlçitë ujkut, doli si lugat për të

Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka sulmuar Edi Ramën dhe OSHEE-në, për gjendjen energjitike në të cilën ndodhet vendi. Basha ngatërroi edhe emrin e drejtorit të OSHEE-së.

"Të dashur bashkëqytetarë u bë një javë dhe disa ditë që tellali i të keqes i njohur shqiptarët me një krizë që do të kishte pasoja të rënda, të ngjashme me atp të tërmetit dhe pandemisë, poer pakkush e besoi.

Nxori një plan që do zgjidhte këtë krizë, ku ajo që ra në sy ishte një borxh i ri, në emrin tuaj, nga xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj, për t’ju ngarkuar jo pak por 200 milionë euro borxh.

Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlcitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin.

Të dielën doli si lugat dhe tha se vendi ishte në krizë, kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE, bandës më të madhe me kryekriminelin Ardit Çela, Ardian Çela. I kanë përdorur për të blerë deri në 400 euro një votë në Pukë, e di fare mirë i zgjedhuri i kaskadës në këtë sallë. Korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkatërruar të gjithë sektorin."