BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

“Po ju mblidhet laku, do përfundoni në burg për gjithë jetën”, paralajmërimi ‘bombë’ i Kreshnik Spahiut për 4 politikanët shqiptarë

“Po ju mblidhet laku, do përfundoni në burg për gjithë

Pas Bashës edhe Meta ka shkruar sot në ditën e 28-vjetorit të vdekjes së kryeprokurorit të Siçilisë Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia në Itali. 

Për ish-kreun e Aleancës ‘Kuq e Zi’  Kreshnik Spahiu këto reagime vijnë pasi u ka hyrë frika nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe duan të japin mesazhe servilizmi.

“Çfarë banaliteti: Mafia politike shqiptare po përkujton sot vrasjen e gjyqtarit Giovanni Falcone me auto.bombë...
I ka hyrë frika në palcë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe duan të japin mesazhe servilizmi.
O mjeran, nëse Shqipëria do ketë një Falcone ju të 4 do përfundoni në burg për gjithë jetën.
Kishit 20 vjet që e kishit harruar. Po ju mblidhet laku”, shkruan Kreshnik Spahiu.