BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ç’po ndodh në PD? Lisandër Hoxha i revoltuar ndaj Bashës: Nëse nuk njeh zgjedhjet, të mos...

Ç’po ndodh në PD? Lisandër Hoxha i revoltuar ndaj

Ish-zv.kryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha në një intervistë televizive është shprehur se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.

“Parashtrova mënyrën si duhet të shkonim drejt bashkimit. Vërtetë ka pasur probleme procesi zgjedhor, s’është problem që lindi dje. U krijua një klimë mosbesimi  e brendshme që vrau klimën  e kolegjialitetit që shkohet drejt fitores, u ndoq uni.  E vrau Basha. Basha thoshte jam i hapur për të dëgjuar kritika por ka që në qershor 2020 që s’ka mbledhur kryesinë. PD është forcë e madhe ka njerëz me impakt të jashtëzakonshëm. Mendoj se ky është momenti. Duhet të ngrihemi mbi parime të reja”, tha ai.

Këshilla e Hoxhës për Bashën, është që të thërrasë zërat kritikë e t'i dëgjojë. Duke e bërë përgjegjës kryesor për humbjen e 25 prillit, Hoxha tha se Basha duhet të jetë i qartë nëse do të shkojë në parlament ose jo. Sipas tij është kontradiktore që nga njëra anë Basha thotë nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve por ndërkohë do të shkojë parlament.

“Basha duhet të thërrasë zërat kritikë ti dëgjojë, pavarësisht se  i kërkojmë dorëheqjen nuk është turp. Basha të japë përgjigje, i njeh zgjedhjet, do shkojë ose jo në parlament. Nëse del në rrugë dhe unë do dal ta përkrah. Nga njëra anë Marku thotë se do shkojmë në parlament nga ana tjetër thonë nuk i njohim zgjedhjet”.

Betejën e Bashës për përmbysje të Ramës, Hoxhaj thotë se nuk e beson. Këtu thekson se nëse Basha si njeh zgjedhjet të mos betohet në këtë parlament.

“Nëse thotë që nuk njeh zgjedhjet të deklarojë që s’do shkojë në parlament s’do betohet në parlamentin e Ramës dhe Doshit. E ka bërë njëherë këtë punë, unë se besoj. Nëse se ka seriozisht të ndaloje talljet”.

Sipas tij ndjesa më e mirë e Bashës për humbjen e 25 prillit është dorëheqja. Ndërsa flet për përçarjen në PD thotë se kjo ka ndodhur që në 2017. 

“E djatha është përçarë në 2017 me një të rënë të lapsit, mendoi se mund tu përfundojë karrierën politike të gjithë atyre që i kishte inat vetë. PD ka mundësi të jetë forcë e parë morale, Rama ka marrë mandate matematike nuk është kryeministri moral. Por i gjendur përballë një opozite të shpërndare që s’dëgjojnë njëri tjetrin dhe shkon me klimë mosbesimi normalisht që do të fitonte. 2017 është gropa që i bëri vetes dhe ra vetë brenda.

Nëse u thua demokratë se jam rritur merr një të sharë pas. E merr me mend pas 8 vitesh të humbasësh, nëse do rrijë prapë do jetë 51 vjeç që shkon të kërkojë mandatin. Një detyrë ka pasur që nga 2018 të bënte një listë të mirë, këto ishin zgjedhje të pa humbëshme. Edhe Basha e ka besuar se është kryeministër i sigurtë, por nuk është si të presësh radhën e qumështit, përballe kemi një makineri zgjedhore që ka përdorur çdo mekanizëm përballë tij shkuam të buzëqeshur por jo të sigurt”.

Ndërkaq Hoxha thotë se Basha u keqpërdor nga ata që e kanë këshilluar dhe ky ka qenë një faktor i humbjes.

“Nuk bind projekti Basha dhe jo Lulzim Basha sepse u keqpërdor nga i gjithë grupi që e këshillonin dhe ai vetë do të ketë rënë pre e atyre. Pra viktimë e atyre”.

Hoxha hodhi edhe dyshime të për një takim të mundshëm të Bashës dhe Ramës në Rinas, pasi të dy takuan komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi.

“Unë dyshoj se janë takuar në Rinas vetëm për vetëm. Basha me Ramën. Nës eRama ka një ofertë për Bashën ta bëjë publike. Nës eka ofertë konkrete politike për të djathtën të dalë ta bëjë publike dhe të shqyrtohet nëse është më e mirë për shqiptarët. Nëse flitet për miratim ligjesh, po. Çdo gjë që i bën mirë Shqipërisë, po. Nës eflitet për marrëveshje të fshehta unë të jap këtë ti më jep atë. Unë jam pro të parës dhe kundër të dytës”.

Më të lexuarat