BREAKING NEWS

“Është prekur nga Covid-19 edhe bashkëshortja e djali im”, Veliaj tregon problemin që i ka shkaktuar virusi në mushkëri: Ndjehesha sikur më ka shtypur treni!

“Është prekur nga Covid-19 edhe bashkëshortja e djali
x

Politike

“Po punojmë për copën e bukës, as ndihma as çadra”, Rama debate me tone të larta me banorët e Laçit: Këtë nuk e pranoj, s’ka shqiptar që vuan për ...

“Po punojmë për copën e bukës, as ndihma as

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka parë nga afër një tjetër qytet që po vuan nga dëmet e shumta që la pas tërmeti që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor. Rama u ndal në Laç, ndërsa ka debatuar me disa banorë. Pasi i tha një prej qytetarëve ‘oligark’, ky i fundit i tha se ishte “patriot, shqiptar dhe pronar”.

“Këtu do të prishet e gjithë zona dhe do të rindërtohen gjithçka. Ju do të merrni çfarë ju takon, ndoshta dhe më shumë. Kështu ju qytetarë, se unë jam fshatar. Shtëpinë do e merrni më të mirë sesa ne. Tani duam kafe. Bëje kafen pra. Gratë bëjnë kafen, burrat llafet.”, tha Rama.

Po ashtu ai debatoi dhe me një tjetër banore, e cila kishte lënë punën në Zvicër dhe kishte ardhur pranë dy prindërve të saj pleq, të cilëve iu është shembur banesa. Sapo qytetarja tha se; "po punojmë për copën e bukës”, Rama ia kthehu dhe tha; “As në Mesjetë nuk ka vuajtur shqiptari për copën e bukës”.

Banorja: Kam lënë punën në Zvicër dhe kam ardhur të shoh dy prindërit. Askush si ka ndihmuar. As ndihma, as çadra. Jetojmë sa jashtë-brenda, muri po bie.
Rama: Nisën me akuzat
Banorja: Kam lënë punën atje, se punoj për copën e bukës. Punoj 14 orë. Po rrogat këtu nga 200 mijë lekë…
Rama: Këtë pjesën ‘punoj për copën e bukës’ nuk e pranoj. S’ka shqiptar që vuan për copën e bukës. Nuk ka. (Ngre zërin) Këtë shprehje se pranoj. As në Mesjetë nuk ka vuajtur shqiptari për copën e bukës.
Banorja: S’po them se vuaj për copën e bukës se punoj.