BREAKING NEWS

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga
x
BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x

Politike

“Po shpif”/ I përmendi aferën korruptive, Jamarbër Malltezi shpërthen ndaj Klodiana Lalës dhe e paralajmëron: Kërko falje brenda 24 orëve ose...

“Po shpif”/ I përmendi aferën korruptive, Jamarbër

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar hetimet e SPAK për privatizimin të ish-kompleksit Partizanit. Gazetarja thotë se privatizimi i ish-kompleksit Partizanit është një aferë korruptive, ndërsa ka komentuar edhe dëshmitë e në Valdimir Qiriazit, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Genc Ruli në SPAK. Gazetarja tha se pritet të merren në pyetje edhe shumë persona të tjerë, mes tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Në këndvështrimin tim është një aferë korruptive për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat. Zoti Qiriazi ish-drejtuesi i Komandës mbështetës të FA ka qenë një ndër personazhi që ka refuzuar të firmosë. Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Genc Ruli kanë qëndruar të ftohtë në prokurori duke thënë se gjatë gjithë kohës në lidhje më këtë ish-kompleks pretendojnë se kanë zbatuar ligjin. Këtu bëhet fjalë për një numër të lartë personash që priten të merren në pyetje, po ashtu edhe zoti Berisha.

Nuk janë pyetur administratorë të kompanive. Problemi në këtë histori, është se a mundet Prokuroria e Posaçme të hetojë një histori që ka të bëjë me falsifikim dokumentesh. E vetmja vepër ku prokuroi mund të shtojë hetimin është pastrimi i parave, po të shohësh çfarë është ndërtuar në këtë zonë janë kulla shumë katëshe dhe do të duhet të hetohet në këtë pikë. Pra nëse në rastin e Inceneratorëve brenda një dite i gjithë kabineti qeveritar ka vepruar me shpejtësi, e njëjta situatë është përdorur edhe në rastin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’, tha gazetarja Lala mbrëmë në emisionin ‘Open’.

Menjëherë pas deklaratës së gazetares ka ardhur edhe një reagim nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i cili i konsideron shpifje, ndërsa i kërkon gazetres që të kërkojë falje brenda 24 orëve ose ndryshe do ta çojë në Gjykatë.

"Përgënjeshtrim: Në përgjigje të mashtrimeve të mbrëmshme të gazetares Klodiana Lala, por dhe ndonjë tjetri që si ajo shpifin me regji, i them se:

1. Ti shpif kur krahason procesin e inceneratorëve me atë të privatizimit të objekteve të rrënuara te Partizani sepse ndonëse e di mirë skemën e inceneratorëve për të cilën ke shkruar shumë shkrime, mashtron me qëllim sipas regjisë për ngjashmëri që nuk ekzistojnë me privatizimin e kompleksit "Partizani".

2. Ti shpif sepse e di që tek inceneratoret po vidhet para dhe pronë publike, ndërsa këtu pronarit iu kthye prona e tij private e grabitur nga hajduti shtet komunist dhe se pronarët e tokës jo vetëm nuk morën nga shteti qiranë që i takonte me ligj, por paguan edhe 800 mijë USD të tjera për të blerë objektet e rrënuara dhe me 42 familje informale brenda!

3. Ti mashtron me ndërgjegje sipas regjisë sepse e di se ndërkohë që inceneratorët duheshin bërë me tender publik dhe duke respektuar afatet e ligjit, ato u bënë pa tender dhe Elbasani brenda 1 ditë = 9 procedura kur duhej tender ndërkombëtar, ndërsa objektet e rrënuara të klubit që pronarët u detyruan t’i blejnë u privatizuan sipas ligjit dhe me një vonesë të tmerrshme që zgjati 3 vjet. Aferë korrputive nuk është të marrësh atë që të takon sipas ligjit, por të mashtrosh me komandë publikun për interesat e padronëve të tu, duke qenë në dijeni të plotë se po mashtron.

4. Nëse ka 1 shkelje ajo është që sipas Ligjit shteti detyrohet të paguajë qira pronarëve të tokës derisa të përfundojë privatizimi i objekteve, ndërsa në këtë rast nuk është paguar qira ndonëse procesi zgjati 3 vjet!

5. Ke 24 orë të kërkosh falje për mashtrimet e bëra në emisionin “Open”, dhe të sigurohesh që marrin të njëjtin mbulim mediatik, në të kundërtën do kesh mundësi ta bësh këtë në gjykatë”, shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së", shkruan ai.

Pak ditë më parë, u morën në pyetje nga SPAK si persona që kanë në dijeni u morën ish-ministrat e Mbrojtjes në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, Fatmir Mediu si dhe Gazment Oketa, si edhe Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi.

Më të lexuarat