BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Rajoni

“Po sigurohem që Serbia të mos bie nën sulmin e ndërkombëtarëve”, Vuçiç paralajmëron: Po shtohet presioni dhe nervozizmi për këtë çështje, duhet të mendojmë...

“Po sigurohem që Serbia të mos bie nën sulmin e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi gjatë të mërkurës se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur.

Ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një fabrike ku më pas u deklarua për gazetarë se po lufton shumë për Serbinë.

Vuçiç u shpreh se duhet të mendojë se çfarë do të ndodhë “kur të ketë paqe” mes Serbisë dhe Kosovës dhe se shteti serb ka mbrojtur disa nga pozicionet e saj.

“Luftoj për këtë vend, nuk me intereson çfarë do të thonë për Serbinë, po sigurohem që Serbia të mos bie nën sulmin e tyre, pasi po mendoj për atë që tha zonja Merkel për të nesërmen, sepse ju e dini se dita e pasme ekziston gjithmonë. Dikush duhet të mendojë se çfarë do të bëjmë nesër kur të kemi paqe, nëse i kemi ruajtur apo jo disa nga pozicionet tona, çfarë kemi bërë me vendin tonë, nëse i kemi mbrojtur me sukses interesat tona apo jo. Dhe më lejoni t’ju them se presionet janë të shumta, ato do të shumohen, kam thënë që 4 muaj më parë që do të jetë e padurueshme nga 15 shtatori, keni deklarata të panumërta që flasin për këtë dhe pres që pas gjithë këtyre bisedimeve të jam në gjendje të flas më shumë për këtë qytetarëve të Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb tha se ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës pasi edhe Skocia dhe Katalonia janë duke përmendur Kosovën për interesat e tyre.

Ai tha se do të ndjekë me vëmendje mbledhjen e Këshillit të Evropës se çfarë do të bëjë me aplikimin e Kosovës, ndërsa duke përmendur referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë dhe vendimin që do të marrë Rusia si dhe Samitin e Pragës më 6 tetor, u shpreh se fillimi i tetorit do të jetë i ngarkuar.