Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Politike

“Po të ishte e mundur e merrte për vete mandatin e tretë kur ishte në majë të kalit”, Manjani del me reagimin e papritur: Ja pse Rama po i lëpihet Nanos!

“Po të ishte e mundur e merrte për vete mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama uroi me një mesazh publik sot ish-kryeministrin Fatos Nano për ditëlindjen e tij të 68-të.

“Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në qeverisjen e vendit atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndêrtimit pas katrahurës rrafshuese të vitit '97.”, shkruan rama teksa tregon edhe marrëdhënien e mirë që ata të dy ruajnë sot.

Mirëpo pas këtij urimi të Ramës për Nanon, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit. Me ironi ai shkruan se po të ishte e mundur Fatos Nano e merrte për vete mandatin e tretë kur ishte në majë të kalit.

Sipas Manjanit, tani që Nano po punon si qytetar i lirë, Rama i lëpihet që ta ndihmojë në mandatin e tretë.

“Po të ishte e mundur, Fatos Nano e merrte për vete mandatin e tretë kur ishte në majë të kalit. Pjesë e pamundësisë ishte edhe rrjeshtimi i hapur i Edi Ramës kundër Fatos Nanos dhe kundër mandatit të Tij të tretë.

Tani që Nanon është qytetar i lirë, pra ska asgjë në dorë Rama i lëpihet që ta ndihmojë të marrë mandatin e tretë.

Në ç'vend mund të ulë fundshpinën kjo llogjikë?

Nejse, Nano ta gëzojë Ditën e Lindjes!”, shkruan Manjani.