Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Politike

“Po tejkalohet çdo imagjinatë”, Grida Duma publikon pamjet dhe tregon se çfarë po ndodh me situatën në vend

“Po tejkalohet çdo imagjinatë”, Grida Duma publikon

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka postuar një video në Facebook, ku gazetari Erjon Skëndaj, thotë, se numri i të shtruarve nga COVID-19 në spitalet tona është më i lartë sesa ai që njofton Ministria e Shëndetësisë. Duma shprehet se po manipulohen  shifrat e të infektuarve.

Më tej ajo ka shtuar, se politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët është vepër kriminale. Ndër të tjera ajo u ka bërë thirrje qytetarëve, se gjithsecili duhet të tregojë kujdes vetjak dhe të mos i mbajë shpresat te qeveria.

Postimi i plotë

Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë. Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale. Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë. Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota. Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë.