BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Policia, 100 mijë euro kush informon për atentatorët e Santos, vrasësit e ndoqën nëpër Tiranë

Policia, 100 mijë euro kush informon për atentatorët e Santos,
Policia e Kryeqytetit ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë euro për çdo person që informon për atentatorët e biznesmenit Artan Santo. Çdo informacion i vlefshëm që do të çojnë në kapjen e vrasësve të Santos, do të dëmshpërblehet, duke ruajtur anonimatin do të telefonojnë në numrin 069 41 00003. Sipas policisë, dy personat të cilët qëlluan gjashtë herë mbi biznesmenin Santo, konsiderohen si vrasës profesionistë me pagesë. Rreth orës 11:10, Policia e Tiranës ka sjellë njoftimin e parë zyrtar në lidhje me ekzekutimin e drejtorit të bankës Credins, Artan Santo. Në njoftim, policia bën me dije se, grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar dhe arrestuar dy autorët e ngjarjes. “Ditën e sotme rreth orës 09.30 është vrarë me armë zjarri shtetasi Artan Santo, 58 vjeç, me detyrë Drejtori i Përgjithshëm i një banke të nivelit të dytë. Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore dhe procedurale për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë. 
 
Ndjekja e Santos
 
Rreth orës 9.00 të ditës së djeshme, automjeti i drejtuar nga Artan Santo ka dalë si zakonisht nga banesa e tij pranë Liceut Artistik në drejtim të filialit të Bankës Credins pranë zonës së ish-bllokut. Artan Santo vinte nga Liceu Artistik në drejtim të parkimit në krah të rrugës midis bankës dhe Vilës 30. Për të mbërritur pranë këtij parkimi të rezervuar të bankës Credins, mjeti i llojit Benz S Class me targa AA 111 AX, ku udhëtonte Artan Santo ka lëvizur në rrugë dytësore për të kaluar më pas në rrugën ku janë përballë TVSh dhe Ambasada Italiane. Më pas mjeti ka devijuar majtas në drejtim të rreth-rrotullimit ku ndodhet Kryeministria, Kryesia e Kuvendit përballë, dhe Hotel Rogner paralel Kryeministrisë. Nga e njëjta rrugë vetëm pak metra pas benzit, vinte mjeti motorik i llojit Suzuki V-Strom. Dy persona të veshur identik me uniforma të mjeteve motorike me të njëjtat kokore në kokë kanë ardhur nga itinerari i Liceut Artistik, në drejtim të Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit me destinacion filialin e Bankës Credins aty ku do të parkonte mjeti i Santos. Por tek rrethrrotullimi i Hotel Rogner, mjeti i Santos ka devijuar majtas me drejtim Presidencën e më pas hyrjen pranë zonës së Librit Universitar. Ndoshta sepse vetëm kështu mund të ishte më komod parkimi pranë vendeve të caktuara nga Banka. Ka qenë ora 9.15 min, kur sapo ka parkuar shoferi i Santos, ky i fundit ka qenë duke dalë nga dera e pasagjerit, automjeti është qëlluar. 
 
Vrasja 
 
Dy autorët me motor kanë qenë të ndaluar thuajse përballë automjetit, duke mos qenë në trajektoren e goditjes së makinës. Pas kësaj të shtëne të parë, biznesmeni 58 vjeçar ka nxituar të hyjë drejt bankës pasi brenda saj mund të ishte i sigurt, por pa ia dalë dot. Pikërisht këtu, atentatorët i janë afruar trotuarit me një distancë larg hyrjes së bankës 10 metra ku dhe kanë qëlluar mbi Artan Santon, sapo ky i fundit kishte ngjitur trotuarin pranë bankës. Distanca nga viktima është 10 metra ndërsa nga mjeti i Santos 30 metra. Santo është rrëzuar nga të shtënat dhe autorët kanë qëlluar sërish për t’u siguruar që kishte vdekur. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar “Suzukin V-Strom” dhe dy killerat mbi të, të veshur identik me kokore të njëjta. Autorët e vrasjes së Santos duket se kanë organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe kanë ndjekur itinerarin e biznesmenit. Autorët kanë qenë të maskuar për të mos u identifikuar nga kamerat e shumta të sigurisë në këtë zonë. Ata kanë kryer ekzekutimin dhe janë larguar pa asnjë gjurmë. Burimet e policisë thonë se kanë arritur të fiksojnë dy numrat e fundit të targave të fundit të motorit, që janë 09.  Joana Tafa
 

Më të lexuarat