Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Policia blindon Tiranën, frikë për sulme terroriste gjatë Pashkëve, Fatmir Xhafaj zbret në terren

Postuar: 16/04/2017 - 08:53

Të gjitha objektet e kultit, të besimit katolik dhe ortodoks, janë monitoruar nga forca të shumta policie, por edhe të RENEA-s, me qëllim parandalimin e ndonjë sulmi ekstremist me rastin e festës së Pashkëve. Zbatimin e planit të masave që Policia e Shtetit e kishte bërë publik një ditë më parë, ku e monitoroi nga afër edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë, besimtarët e kanë konsideruar të drejtë impenjimin e policisë, por thonë se harmonia fetare që karakterizon vendin tonë, nuk lë vend për realizimin e sulmeve të tilla. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ndjekur nga afër zbatimin e planit të masave që Policia e Shtetit ka hartuar për të garantuar rendin e sigurinë në objektet e kultit, me rastin e festës së Pashkëve. Paraditen e së shtunës, ministri i Brendshëm Xhafaj ishte në ambientet e kishës katolike, ku takoi edhe efektivët të cilët ishin vendosur aty për të monitoruar situatën. Gjatë gjithë kohës, ambientet e kishave janë vëzhguar nga dhjetra efektivë të policisë, por edhe forcave RENEA, por nuk është shënuar ndonjë incident. Vetë qytetarët, të cilët kanë marrë pjesë në ritet e kësaj feste, thonë se sulme terroriste nuk kanë ndodhur asnjëherë në Shqipëri, por se e shikojnë të drejtë marrjen e masave nga policia për të parandaluar ngjarje të tilla. Policia e Shtetit paralajmëroi masat që kishte hartuar për ditët e festës, ku tha se ka kaluar në shërbim të përforcuar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e festës së Pashkëve. Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.Njoftimi i policisë erdhi pasi Ambasada e SHBA në Tiranë, u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri që të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare, në festivale apo ngjarje të caktuara. Dihet që në afërsi të pashkëve, shumë institucione fetare kanë një shumicë vizitorësh dhe bëhen shkak i sulmeve terroriste. Ndaj çdo vit vihet re një mbrojtje disa ditore nga ana e policisë në disa kisha ortodokse dhe katolike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l