Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Politika e Tiranës me tre drafte në Venecia, PS akuza PD-LSI për lojë politike, Majko kërcënon me referendum popullor nëse nuk ka konsensus

Politika e Tiranës me tre drafte në Venecia, PS akuza PD-LSI për lojë politike, Majko kërcënon me referendum popullor nëse nuk ka konsensus

Postuar: 16/01/2016 - 08:13

Nuk ka konsensus mes palëve politike të Tiranës për reformën në drejtësi, por ka vetëm kërcënime, akuza dhe paralajmërime. Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënë dakord që të paraqiten me tre variante paralele në Komisionin e Venecias. PD-LSI nuk kanë pranuar draftin e tretë të ekspertëve të nivelit të lartë, tashmë të identifikuar si ekspertë pranë qeverisë. Edhe pse versioni i PD dhe LSI janë të përafërt deri diku, ata kanë vendosur t’i paraqesin Komisionit të Venecias opinione të ndara.
 
Ashtu siç pritej, mbledhja e djeshme e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ishte e tensionuar dhe me debate. Pas mbledhjes që zgjati rreth 4 orë, deputeti i LSI, Spartak Braho, propozoi që në vendimin e komisionit të përcaktohet dërgimi i draftit të ekspertëve, i shoqëruar dhe nga opinionet e LSI dhe PD. LSI i bëri dje publike qëndrimet e saj, ndërsa Partia Demokratike ditën e hënë do të dorëzojë pranë komisionit të gjithë vërejtjet e saj, që do i dërgohen Venecias. Gjatë gjithë diskutimeve të djeshme, të gjitha palët shprehën gatishmërinë për konsensus, por që nuk u reflektua aspak. Demokratët nga ana e tyre këmbëngulën që emërimet në gjyqësor të bëhen me 2/3 e votave të Parlamentit, ndërkohë që socialistët nuk lëshuan pe. Kjo solli debate dhe akuza. 
 
Akuza ndaj LSI dhe PD
 
Teksa reforma në drejtësi ka risjellë përplasjet dhe ngërçin politik, madje dhe brenda mazhorancës, dje nuk munguan thumbimet dhe akuzat në drejtim të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ishte deputeti socialist, Ulsi Manja, ai që deklaroi se gjithçka duhet të lihet në dorë të ekspertëve dhe jo pazareve politike. “Kushtetuta është pronë e shqiptarëve dhe jo e jona. Do 94 vota për t’u ndryshuar dhe ata që e kanë bërë shumë mirë kanë bërë që e kanë lënë me 94 vota. Mes një republike të njerëzve të ditur dhe një republike pazaresh politike në tavolinë, për të bërë një reformë në drejtësi, për të prekur një pushtet kaq delikat për shqiptarët, unë do të isha nën anën e republikës së ekspertëve”, tha ai. Po ashtu, Manja deklaroi se nga shumë palë kjo reformë po shihet si një luftë pushteti, teksa u shpreh se për PS nuk është kështu. “Për ne është reformë për sistemin e drejtësisë, për dikë tjetër mund të jetë lojë e pushtetit politik”, deklaroi Manja. 
 
Referendum popullor
 
Ashtu siç deklaroi kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë, se nëse nuk gjendet konsensus mes palëve, duhet të vendosë populli, edhe deputeti Pandeli Majko tha dje se mund të shkohet në referendum. Sipas tij, mungesa e konsensusit mund të bëjë që gjithçka të lihet në dorë të sovranit. “Në funksion të transparencës ne kemi edhe një rrugë të ndershme, që është shkuarja tek publiku, referendumi. Për të eliminuar çdo lloj skenari për kapje të sistemit. Një parti me 62 vota nuk mund të bëjë pushtetin në Shqipëri”, deklaroi Majko. Paralajmërimi i tij nuk u prit aspak mirë nga demokratët, pasi deputeti Arben Ristani u shpreh se me ligjin aktual është e pamundur të zhvillohet referendumi, sepse ai parashikon pjesëmarrje shumë të lartë dhe zgjedhjet kanë treguar se kjo nuk arrihet. Kliti Topalli
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë