BREAKING NEWS

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autorin në Lushnje

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autorin në Lushnje
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain
x
BREAKING NEWS

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me
x
BREAKING NEWS

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin
x
BREAKING NEWS

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek dorëheqja për Shkëlzen Berishën, del videoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës që po qarkullon me shpejtësi

Vjedhja e floririt në Krrabë, blloku 700 mijë euro, deri tek
x
BREAKING NEWS

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/ Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e rëndësishme dhe fatin e frikshëm që e pret Vladimir Putin: Në Shqipëri do krijonte një...

“Bota ka hyrë në një politikë të madhe”/
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e tij dhe kundër SHBA, ja pse më 7 korrik rrezikon të përsëritet ‘21 janari’ dhe çfarë e lidh kreun e ‘Foltores’ me Metën

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e
x
BREAKING NEWS

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë, në pranga edhe drejtori i varrezave të Tufinës. Ja skema që përdornin për të vdekurit

Krimi ekonomik operacion blic/ Arrestohen 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë
x

Politike

Politika në ankth, Gabriel Escobar del me paralajmërimin tjetër të fortë: Sanksionet mjet i domosdoshëm për...

Politika në ankth, Gabriel Escobar del me paralajmërimin tjetër

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por se ato kanë efekt dhe se do të ketë edhe të tjera.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Escobar vlerësoi se korrupsioni është problemi kryesor në Ballkan. Duke folur për sanksionet e vendosura kundër anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve të tjerë boshnjakë, pastaj kundër Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit në Kosovë, ai tha se nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në rajon kryesisht përmes sanksioneve.

Ai, megjithatë, theksoi se administrata në Uashington është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe se një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet.

“Dhe mund të them se do të ketë sanksione të tjera, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë”, citohet të ketë thënë Escobar.

Ai shtoi se ato sanksione nuk kanë për qëllim vende apo popuj të caktuar, por, siç tha ai, individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion.

I pyetur nëse njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se po.

Escobar ka theksuar tutje se politika dhe angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kanë qenë tradicionalisht të lidhura me pajtimin multietnik dhe integrimin në BE, por se sfera e vëmendjes që ka marrë Ballkani Perëndimor në administratën amerikane ka ndryshuar vitin e fundit.

Escobar vuri në dukje se ka një përpjekje të ripërtërirë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen në të gjithë mekanizmat që ishin të suksesshëm, dhe kjo, sipas tij, është të forcojë Marrëveshjen e Dejtonit, të mbështesë dhe rinovojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët e NATO-s dhe për të siguruar që ata të mund të përmbushin detyrimet e tyre të NATO-s.

Më të lexuarat