BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Politika shpëton veten nga hetimet për pastrim parash, në skaner vetëm zyrtarët e 3 viteve të fundit, amnistohen ish-ministrat, ish-deputetët dhe të afërmit e tyre

Politika shpëton veten nga hetimet për pastrim parash, në skaner

Politika shqiptare duket se po përdor të gjitha manovrat për të qëndruar larg drejtësisë. Reforma në drejtësi po avancon, por gjatë hartimit të saj pati shumë tentativa për të amnistuar politikën. Një ndër ndryshimet më flagrante ishte se u bllokua rihapja e hetimeve për emrat e gjykuar, duke amnistuar shumë zyrtarë. Por ajo që bie në sy është se politika e ka përjashtuar veten edhe nga ligji i pastrimit të parave. Në Kuvend ka shkuar një projektligj që ndryshon shumë nene, duke futur një detajim të personave të “ekspozuar politikisht”. Në nenin 2 të ligjit përcaktohet qartë se cilët individë mund të quhen të lidhur politikisht dhe dyshohet mund të pastrojnë para për shkak të funksionit. Në këtë kategori futen deputetë, ministra, kryeministra, drejtorë, presidenti, etj. Por interesant është fakti se me ndryshimet në ligj bëhet një kufizim kohor. Të lidhur politikisht do të cilësohen vetëm, ata individë që janë në funksion ose janë larguar nga funksioni vetëm 3 vite e fundit. Nëse rastësisht hetohen ish-ministra, ish-deputetë, apo ish-drejtorë që janë larguar nga funksioni në 2018, ata nuk do hetohen për pastrim parash lidhur me funksionin. Po ashtu nëse hetohen të afërm të tyre për pastrim parash, nuk do shtrihen hetimet deri te ish-politikani. “Personat e ekspozuar politikisht”, në kuptim të këtij ligji, janë: b) individët, të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme si brenda vendit apo jashtë vendit, në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, të tillë si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, ministra, zëvendësministra ose pozicione të ngjashme me to, anëtarë të Kuvendit ose organeve 3 legjislative të ngjashme, politikanë të lartë, anëtarë të organeve drejtuese të partive politike, gjyqtarët e gjykatave të larta ose kushtetuese si dhe çdo gjyqtar i një gjykate, ndaj vendimeve të së cilës nuk mund të ushtrohen mjetet e zakonshme të ankimit, anëtarët e organeve drejtuese të bankave qendrore, ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë si dhe oficerët me gradë madhore në Forcat e Armatosura, drejtuesit e lartë dhe/ose anëtarët e organeve drejtuese të shoqërive shtetërore, si dhe drejtorët, zëvendësdrejtorët ose anëtarët e bordit ose çdo pozicion tjetër i ngjashëm me to në një organizatë ndërkombëtare. Individët e përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, do të konsiderohen “persona të ekspozuar politikisht” deri në 3 (tri) vite pas largimit nga funksioni’”, thuhet në ligj.

Frikë nga SPAK dhe BKH?

Me ndryshimet që ndodhin në ligj, i jepet më shumë akses Byrosë së Hetimi dhe SPAK që të godasin pushtetarët që pastrojnë para. Të jetë kjo vallë frika e pushtetarëve? Sipas ndryshimeve në nenin 22, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave shkëmben informacion me organet e Prokurorisë, Prokurorisë së Posaçme, Policinë e Shtetit, Byronë Kombëtare të Hetimit, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe autoritetet e tjera kompetente të zbatimit të ligjit apo të inteligjencës, për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale, veprat penale ose veprimtaritë kriminale që gjenerojnë produkte të veprës penale, financimit të terrorizmit, si dhe mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi dy ose shumëpalëshe me to. Pra, pjesë është bërë dhe BKH. Ky organ, po ashtu do të jetë pjesë e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave. “Komiteti drejtohet nga Kryeministri dhe në përbërje ka ministrin e Financave dhe Ekonomisë, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm, ministrin e Drejtësisë, prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, thuhet në ligj. Përmes ndryshimeve në ligj, janë forcuar masat sa i takon transfertave bankare, sidomos jashtë vendit dhe në parajsat fiskale.

Më të lexuarat