Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Politika shqiptare dënon aktin terrorist në Paris, Bregu: Sulmi i sotëm në Paris, barbarizëm dhe terrorizëm i pashoq

Politika shqiptare dënon aktin terrorist në Paris, Bregu: Sulmi i sotëm në Paris, barbarizëm dhe terrorizëm i pashoq

Postuar: 07/01/2015 - 13:59

Deputetja demokrate Majlinda Bregu, i është bashkuar reagimit të klasës politike, lidhur me ngjarjen tronditëse që ndodhi në Paris ku kanë humbur jetën 12 persona. 
 
"Barbarizëm e terrorizëm i pashoq sulmi i sotëm në Paris ndaj Charlie Hebdo.  Të vrasësh për të drejtën e shprehjes e lirinë e fjalës, është terrorizëm i pafre që sot ka marrë përbindshëm 12 jetë, e ka dhunuar lirinë e shprehjes!", ka përcjellë ajo reagimin në Facebook.
 
Nishani-Hollandes: Akt barbar dhe i patolerueshëm
 
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Presidentit të Francës, François Hollande, për viktimat dhe të plagosurit nga atentati terrorist në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris.
 
Mesazh i ngushëllimit: 
 
“I nderuar zoti President,
 
Jam tërësisht i shokuar nga atentati i sotëm terrorist në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën një numër i konsiderueshëm gazetarësh dhe oficerësh të policisë, si dhe u plagosën shumë të tjerë. Me ndjenjë të thellë trishtimi, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e të ndiera familjarëve të viktimave, popullit francez, Juve dhe Qeverisë suaj. Ju siguroj se në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi pranë familjarëve të viktimave dhe popullit francez, si dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për personat e plagosur.
 
Ky akt barbar e i patolerueshëm terrorist ndaj shtypit e fjalës së lirë, na bën edhe më të ndërgjegjshëm e më solidarë për intensifikimin e luftës sonë të përbashkët kundër terrorizmit.
Ju lutem pranoni edhe njëherë, i Nderuar Zoti President, ngushëllimet e mia më të sinqerta", përfundon mesazhi i Presidentit të Republikës.
 
PD: Dënojmë ashpër aktet terroriste
 
Partia Demokratike ka reaguar ndaj ngjarjeve që ndodhën ditën e sotme në kryeqytetin Francez. Ajo deklaron se dënon ashpër sulmet terroriste dhe qëndron përkrah Francës në mbrojtjen e përhershme të lirisë e fjalës së lirë.
 
"Sulmi dhe vrasjet që ndodhën sot në Paris ndaj revistës “Charlie Hebdo” dhe stafit të saj ishin thellësisht tronditëse. Duke i dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte terroriste, dhe përcjellë ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura si dhe shpresën e përmirësimit për jetët e rrezikuara, Partia Demokratike qëndron përkrah Francës e aleatëve në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e përhershme të lirisë e fjalës së lirë", thuhet në deklaratën e PD-së. 
 
Frroku: Krimi makabër ndaj “Charlie Hebdo”, goditje e rëndë ndaj vlerave të botës së qytetëruar
 
Kryetari i Partisë Kristian Demokrate, dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit, Mark Frroku ka shprehur keqardhjen e thellë për sulmin ndaj revistës franceze. Ai e ka konsideruar ngjarjen e sotme një lajm makabër, që cënon rëndë lirinë e shprehjes në Evropë dhe më tej.
 
Në deklaratën e tij, Frroku ka theksuar se krimi makabër ndaj revistës ishte një goditje e rëndë ndaj vlerave të botës së qytetëruar dhe demokratike, një cënim i pashembullt i lirisë së fjalës. 
 
“Këto çaste e gjithë bota i ka sytë dhe mendjen në Paris, teksa ndan dhimbjen e madhe për humbjen e 12 jetëve njerëzore me familjet e viktimave dhe gjithë popullin francez. Krimi makabër ndaj stafit të revistës franceze “Charlie Hebdo” ishte një goditje e rëndë ndaj vlerave të botës së qytetëruar dhe demokratike, ishte një cenim i pashembullt i lirisë së fjalës. Kur ngjarje të tilla ndodhin në zemër të Evropës, beteja e aleancës së kombeve demokratike duhet të bëhet më e fortë ndaj shfaqjeve të tilla si ISIS apo regjimeve, që nxisin dhe prodhojnë fundamentalizma monstruozë të këtij lloji. Pikërisht për këtë arsye, Shqipëria duhet të shtojë masat për parandalimin dhe asgjësimin e fenomeneve dhe grupeve të tilla radikale dhe të mbështesë akoma më shumë nismat globale në luftën kundër terrorizimit", ka përfunduar Frroku.      
  
Sulmi ndaj "Charlie Hebd",  Berisha: U shokua Franca dhe gjithe bota
 
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një status në rrjetin social Facebook për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Francë.
 
Berisha shkrua se Franca dhe mbarë bota u shokua sot nga sulmi mizor terrorist ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo”. 
 
“Akt terrorist barbar ne Paris! Të dashur miq. Parisi, Franca dhe mbarë bota u shokuan sot nga një sulm mizor terrorist ndaj revistës satirike Charlie Habdo, avanguard e mendimit të lirë në mediat e Francës dhe mbarë botës. Në këtë masakër makabre terroriste janë ekzekutuar dymbëdhjetë vetë, drejtues dhe gazetarë të Charlie Habdo, roje të sigurisë dhe plagosur dhjetë të tjerë, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike. 
 
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar dhe shprehur ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë familjarëve të viktimave, autoriteteve të vendit mik, uroj që ligji dhe drejtësia të bjerë me forcën më të madhe ndaj të gjithë atyre terroristëve, që kanë ideuar, sponsorizuar dhe ekzekutuar këtë akt horror terrorist të shëmtuar! “, shkrua Berisha. 
 
Masakra në Paris, Bushati: Mbështesim Francën në këtë moment të vështirë
 
 
Ministri i Brendshëm shqiptar, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me sulmin e armatosur në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”. 
 
 Ai ka shkruar në Twitter se Shqipëria dënon fuqimisht sulmin. 
 
“Shqipëria dënon fuqishëm sulmin terrorist në #CharlieHebdo. Ne jemi me Francën në këto kohë të vështira”,  ka shkruar ministri Bushati. 
 
Terror në Francë, Meta: Akti kundër medias së lirë kërkon ndëshkim maksimal të autorëve
 
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë mësoi me trishtim  të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur në ditën e sotme në Paris, Francë. 
 
Meta e konsideroi atë një akt shumë të rëndë terrorist dhe si të tillë, të dënueshëm. 
 
 “Në këto çaste të rënda, ngushëllimet më të thella shkojnë për të afërmit e viktimave dhe lutje për shërimin sa më shpejt të të lënduarve”, tha Meta. 
 
 Kryetari i Kuvendit u shpreh se akti terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm dhe për më tepër kundër medias së lirë kërkon ndëshkim maksimal të autorëve dhe frymëzuesve të tyre. 
 
 “Demokracia perëndimore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes evropiane dhe ato nuk mund të kërcënohen e shantazhohen nga asnjë ndërhyrje nga jashtë”, tha Meta.
 
Shqipëria gjen rastin të shprehë bindjen e saj të pandryshuar dhe rreshtimin e saj të hershëm në koalicionin e madh demokratik kundër terrorizmit dhe terrorit të të gjitha ngjyrave. 
 
Sulmi ndaj “Charlie Hebdo”, Rama: Kasaphanë mbi redaksinë e gazetës së famshme satirike
 
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj sulmit të gazetës satirike franceze “Charlie Habdo”.
 
Rama deklaron se ajo që ka ndodhur paraditen e sotme është një kasaphanë mbi redaksinë e gazetës së famshme satirike franceze. 
 
“Çfarë dhunimi për Francën e lirisë barazisë vëllazërimit kasaphana mbi redaksisë e gazetës së famshme satirike! Trishtim solidaritet revolte”, shkruan Rama. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G