Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Politikani i njohur bën bashkë në të njëjtin event Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, batutat e tyre tërheqin vëmendjen e të gjithëve: Je akoma djalë i ri, siç jam dhe unë (E PLOTË)

Postuar: 09/11/2019 - 11:21

Kryeministri Edi Rama dhe kreun i PD Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme kanë qenë të pranishëm në një njëjtën ceremoni edhe pse jo fizikisht.

Ka qenë pikërisht 50-vjetori i lindjes ë nënkryetarit të LDK-së dhe njëherësh kryetari i Komunës së Gjjilanit, Lutfi Haziri.

Politikani kosovar ka zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojë mes miqsh dhe të afërm, në një festë shumë elegante, fine e me të ftuar të rëndësishëm, ku nuk munguan edhe figura të njohura të politikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe pse jo fizikisht, në festën e madhe të organizuar në Gjilan, nuk munguan as kryeministri shqiptar Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Njëri pas tjetrit dhe plot batuata, numri një i qeverisë shqiptare dhe kryedemokrati uruan politikanin përmes videomesazheve të shfaqura në ekranin e madh,  duke shkaktuar kështu të qeshura edhe ovacione mes të ftuarve atje.

‘Kur kemi qenë të vegjël ti ishe aty, tani ne u rritëm ti je aty, ne do ikim, ti do mbetesh aty. Po aty mbetsh për të mirën e të gjithëve... të familjes, të Kosovës, të Shqipërisë dhe ...të shoqërisë, jo. Sepse shoqëria do këtë vdek atëhere’, tha mes humorit kryeministri Rama.

Fill pas urimit të tij shfaqet edhe opozitari Basha, i cili ka dy fjalë për Lutfi Hazirin.

‘I dashur Lut, të dashur familjarë të Lutës, ju uoj nga zemra ditëlindjen e Lutës, edhe 100. Je akoma djalë i ri, siç jam dhe unë, je për të gjithë qytetarët e Kosovës, ndonëse shumë ke dhënë tashmë’, e mbyll Basha.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 17:49

Policia çeke pritet të nisë patrullime në Shqipëri gjatë sezonit turistik. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një vizite zyrtare në Çeki.

Postuar: 14/11/2019 - 17:37

Partia Demokratike dhe opozita kanë hequr dorë nga protestat.Në një intervistë për Ora News, Lulz

Postuar: 14/11/2019 - 17:28

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se nuk sheh asnjë konflikt interesi midis qëndrimeve të o

Postuar: 14/11/2019 - 17:21

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi zbërthen prapaskenat e lëvizjeve të bujshme të presidentit Me

Postuar: 14/11/2019 - 17:13

Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, i ftuar në e A2, deklaroi se të gjithë personat që marrin

Postuar: 14/11/2019 - 17:08

Zbardhet projekt-rezoluta që do të diskutohet nesër në Kuvend në lidhje me propozimin e president