Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pollo: Duhet ligjshmëri dhe transparencë për universitetet, skema e Ramës korruptive

Pollo: Duhet ligjshmëri dhe transparencë për universitetet, skema e Ramës korruptive

Postuar: 10/08/2014 - 14:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo gjatë një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me mbylljen e Universiteteve, duke shënjestruar sërish qeverinë Rama se kontrolli në këto universitete u bë me nxitim dhe pa transparencë, nëpërmjet një skeme korruptive.
 
”Këtë javë kryeministri  i kontrastit xhenem/xhenet  (dmth  xhenemin e gjeta, xhenetin do ta sjell unë ndoshta vitin tjetër), foli për universitetet  publike dhe private;  këtë rradhë me pasoja të rënda. 
Së pari duhet të theksoj se Partia Demokratike është për ligjshmëri, zbatimin  korrekt  të normave në fuqi dhe të standarteve zyrtare; si edhe në rastet kur këto shkelen për masa proporcionale.  Dhe jemi të ndërgjegjshëm per problemet, mangësitë, shkeljet në Arsimin e Lartë si dhe për nevojën e një regjimi kontrollues rigoroz dhe masat përlatëse sa herë konstatohen shkeljet. Por Kontrolli i Ministrisë së Arsimit në universitetet e vendit duket se është bërë me nxitim, me kontrollorë që së shumti janë marrë andej këtëj, pa njohuri për legjislacionin e fushës, me raste plot si kryeinspektorja edhe me diplomë fallco edhe donator e Partisë Socialiste.  Por qartazi me yshtje se ku duhej të dilnin me raportin e tyre. Materialet e ofruara nga universitetet  kanë fjetur me javë në kutitë e kepucëve, që trego foto e ministries dhe  nuk janë konsultuar fare nga kontrollorët.  Edhe komentet  e universiteteve që erdhën më vonë duket se patën të njëjtin fat. Është e qartë  pse  raporti zyrtar përfundimtar i ministrisë përmban vetëm listën e ndëshkimeve për secilin universitet  por aspak gjetjet dhe shkeljet për secilin syresh, çka do të bënte transparente ose në rastin më të mirë mund të justifikonte masën e marë. Madje edhe VKM-ja përkatëse, e  miratuar të enjten në qeveri, nuk është publikuar në ëebsitin e kryeministrisë (të gjitha VKM-të e tjera janë publikuar); nuk është publikuar sot e kësaj dite as në ëebsite-in e ministrisë së arsimit. Partia Demokratike përkrah kërkesën e profesoratit dhe të universiteteve për  transparencë të plotë të kontrollit të ministrisë;  të gjetjeve e shkeljeve të ministrisë ashtu siç janë shkruar e janë fshehur dhe pret që zonja Nikolla t’i bëjë ato publike menjëherë. 
 
Vërejme se për mbylljen e të gjitha  filialeve universitare e të 63 programeve të studimit  është shkelur procedura ligjore,  as nuk janë marrë propozime nga institucione të arsimit të lartë dhe as nuk është konsultuar Këshilli i Akreditimit siç e kërkon ligji. Po kështu u veprua me miratimin e kuoatave ku nuk u konsultua  as Konferenca e Rektorëve dhe as Këshilli i Arsimit të Lartë e Shkencës siç e kërkon gjithashtu ligji.  Edhe pse kishin një vit kohë. Ministrja dhe z. Rama pretendojnë se ka shkelje me pranimet në mastera e doktoraturë; mund të jetë kështu, nuk habitemi, por duhet thënë se kush e ku, saktë. Ironike është se edhe për pranimet në bachelor, qeveria parashikon të eleminojë Maturën Shtetërore dhe të kthejë konkurset korruptive  të stadiumeve që na nxinë faqen deri në vitin 2005, dhe kjo është ironia e gjësë. Përpos që raporti është qëllimisht mjegullor se thotë: 70% e universiteteve kanë marrë vendime ne shkelje  të normave,  por nuk kuptohet sa e rëndë është shkelja, as cilet janë universitet a janë këto vendime një apo njëqind?  A janë 1%  apo 100% të totalit të vendimeve që janë me shkelje? E vetmja gjë e qartë është kërcënimi se do shkarkohen e zëvendësohen drejtuesit nga rektori tek dekani tek kancelari  ndoshta edhe më poshtë. 
 
Dhe precedentin e  kemi të qartë: para tre muajsh qeveria solli në Kuvend nje p/ligj që do të shkarkonte të gjithë drejtuesit akademikë  të Universitetit  të  Mjekësisë. Mazhoranca u përça e ligji nuk u miratua por kjo nuk e pengoi Ministren të pezullojë e më pas të shkarkojë dekanin e zgjedhur të Fakultetit të Mjekësisë edhe kundër vendimit të gjykatës.  Por më pas zgjidhja më e mirë do të ishte shpallja e zgjedhjeve në Fakultet, e dyta më e mira do të ishte të komandohej zv/dekani deri në zgjedhjet e përgjithshme. As njëra as tjetra nuk ndodhi dhe qeveria emëroi dekan  vëllain e deputetit socialist nga Mallakastra. A nuk ju premtoi z.Rama se me rilindjen e xhenetit nuk do të kishte më nepotizëm dhe favoritizëm? Vërej gjithashtu për universitetet private ku politikanë të lartë të mazhorancës nga grupi parlamentar dhe deri tek anëtarët e qeverisë e deri te zyra e ministres që janë  pronarë e administratorë i shpëtuan sopatës. Edhe në ndonjë rast  kur konkluzioni i kontrollorëve  ishte pozitiv, në finale çuditërisht universiteti përfundoi me heqje license. Çështja është se sic ndodhi me operacionin  “marrëzia  e fundit”,  në fakt  rezultoi e para, pas të cilit rilindën kazinotë si kurrë më parë;  pritet të shohim në çfarë forme, në çfarë pronësie do të rilindë arsimi privat. Mungesë ndjeshmërie qeveritare, post-ateiste ose jo, me mbylljen e  universiteteve të lidhura me komunitetet fetare. Teknikalitet jothelbësore  kanë peshuar më rëndë për qeverinë se fryma e moralit e tolerancës fetare që kultivohet aty. Arsimit të lartë privat krahas përkrahjes i duhej edhe një regjim  i fortë mbikqyrje e korrigjimi që ti orientonte ato tek rregullsia e plotë e tek standartet zyrtare.  Fatkeqsisht qeveria zgjodhi sopatën jakobine e shtratin e Prokrustit. Kështu u çuan dëm miliona euro të investuara në arsim. Dhe u krijua  një problem i madh e  vërtet i paprecedent për 8 mijë studentë që ngelën rrugëve si pasojë e sëpatës Rama. Do të pranohen ne fakultetet publike duke thyer parimin e meritës (studentëve të vitit të tretë bachelor me mesatare 9 të Maturës do tu bashkohen ata me mesatare 6 të maturës)  apo në ato fakultetet private ku tarifa mund të jetë dy e trefish dhe xhepi nuk jau mban studentëve të lënë në rrugë. Ministria ka heshtur për këtë. 
 
Por sa më lart është në linjë edhe me politikën e zvogëlimit të arsimit të lartë. Vjet qeveria miratoi 31 mijë kuota për univerisitetet publike. Sot qeveria Rama miratoi 19 mijë, pra 12 mijë më pak. Hiq edhe  6 mijë me universitetet private te mbyllura e pezulluara rezulton që 18 mijë maturantëve u mbyllet dhunshëm porta e shkollës së lartë. Në një kohë kur Shqipëria akoma është në bisht të Evropës por edhe pak a shumë të Ballkanit për përqindjen e popullsisë që ka arsim të lartë. Në kundërshtim të plotë me parimet e angazhimet që Shqipëria ka me Kartën e Bolonjës. Nuk e shtojnë papunësinë të diplomuarit. Në ekonomionë e tregut njerëzit e ditur kanë sukses më shumë se ta panxënët. Sa për anekdotat me prindërit përdore, me fëmijët tridhjetvjecare në oborrin e PS duke lypur punë do të thoja se aty dihet që pa diplomë burgu apo diplomë fallco nuk çan dot.  Dhe së fundi për zotin Rama që është në harresë të plotë të premtimit të tij për të rritur financimet për arsimin, 5 përqind ka thënë, por për z.Rama do të thoja, që fyerjet kolektive për profesoratin dje si lider opozite ishin të shëmtuara, sot si kryeminstër janë të pafalshme. Por z. Rama si kampion i inkonsistencës që është u tall, ridikulizoi doktoraturën e nje dokoranti në Tiranë. Para tre muajsh kur vizitoi Francën ai shpalli se  ky person, doktoranti  i Tiranës i bën krenar të gjithë shqiptarët anembane. Shiheni cicërimen e tij ne tëitter. Apo  ç’më duhet mua se çfarë them unë”, deklaroi Pollo. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par