BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Polonia në mbështetje të Shqipërisë dhe Ballkanit në luftën ndaj Covid-19, dhuron dezinfektantë dhe maska mbrojtëse

Polonia në mbështetje të Shqipërisë dhe Ballkanit

Shteti polak ka vendosur t’u vijë në ndihmë shteteve të Ballkanit Perëndimor për luftën kundër koronavirusit. Covid-19 ka futur në situatë pandemike të gjithë globin dhe lufta ndaj tij duket që nuk është aspak e lehtë. Prandaj qysh me fillimin e pandemisë Polonia ka vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kështu ditën e djeshme trajlerë me dezinfektues dhe maska janë nisur nga Polonia për disa vende të Ballkanit, ku përfitues është edhe vendi ynë. Në njoftimin për këtë çështje theksohet se detyrimi moral është demonstrimi i solidaritetit dhe ndihma për të tjerët në kohë të vështira. “Është nisur nga Varshava konvoji me ndihmën polake për vendet e Ballkanit Perëndimor- Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Mali Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Ndihma polake përmban më shumë se 60 mijë litra dezinfektues sipërfaqesh dhe duarsh si dhe 600 mijë maska kirurgjikale (gjithsej gati 70 ton mall), çka është e destinuar për spitalet dhe personat që e kanë më të nevojshme në rajon”, thuhet në njoftim. Më tej sqarohet se, ndihma në fjalë u përgjigjet nevojave të ngutshme të shteteve pritëse, të shpallura midis të tjerash në kuadër të Qendrës Euroatlantike të Reagimit për Situatat e Katastrofave. Ndërsa theksohet se, përcjellja e ndihmës është një shprehje simbolike e solidarititet ndërkombëtar të Polonisë në kontekstin e luftës kundër pandemisë së COVID-19 dhe pasojave të saj negative socialo-ekonomike. Në njoftim tregohet se do të ketë edhe ndihma të tjera për Shqipërinë që përkojnë me ngjare të rëndësishme në Poloni, dhe që nxisin më shumë nevojën për solidaritet. “Janë planifikuar njëkohësisht edhe veprime të mëtejme ndihmëse. Detyrimi moral në 100 vjetorin e lindjes së Papa Gjon Palit II dhe në shenjë solidariteti me 40 vjetorin e krijimit të Sindikatave të Pavarura Solidarnost, që sollën shembjen e regjimit komunist në Poloni, shkon dorë për dore me këtë ndihmë për popullin shqiptar”, thuhet në njoftim. Ndërsa rikujtojmë se simbol i solidaritetit polak me shtetet e rajonit ka qenë gjithashtu deklarimi nga Polonia i mbështetjes së rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të vitit të kaluar me 2,7 mln euro. Këto mjete do të destinohen për qëllime që do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të qëndrueshmërisë së strukturave shtetërore për situata krizash, përfshirë edhe fatkeqësitë natyrore.