BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Politike

Rënia e popullsisë, Adriatik Lapaj: Njerëzit po e vrasin frikën dhe Shqipëria do bëhet

Rënia e popullsisë, Adriatik Lapaj: Njerëzit po e vrasin

Kryetari i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pogradecit. Lapaj tha se njerzit po e vrasin frikën dhe me këta njerëz Shqipëria do të bëhet.

"Ne po bëjmë rrugëtimin tonë, shpesh dëgjojmë si nuk dolën të rinjtë si nuk po ndryshon vendi, ne po e bëjmë këtë hap, po e kemi këtë guxim. Njerzit po na presin masivisht dhe unë besoj se ky është një rrugëtim që nuk ndalet më.

Çdo qytetar i këtij vendi e ka të qartë të vërtetën tashmë, vazhdojnë të ikin fëmijët në emigrim, në fshatrat e vendit ka shkuar mosha mesatare mbi 80 vjeç, Qarku i Korçës është me 800 lindje më pak këtë vit që do të thotë më shumë të vdekur se lindje, ky vend është në rënie të lirë.

E vetmja mënyrë për ta ndalur është që ne të luftojmë dhe të mos kemi frikë për një gjë që nuk duhet të kemi frikë, frikë për të vërtetën nuk mund të kemi. Pjesëmarrja ku shkojmë dëshmon që frika po vritet dhe po dëshmon që në këtë vend ka nisur një epokë dhe erë e re.

Sulmet më të shumta Lapaj dhe lëvizja e tij i ka marrë nga opozita sese nga pushteti, por ai pa përmendur kahe politike nënkupton që ata janë bashkë.

Këtu ka dy palë, hajdutë dhe popull të vjedhur dhe të korruptuar dhe njerëz të ndershëm të cilët janë të vjedhur në këtë vend. Kështu që unë nuk i ndaj më ata të cilët janë kundër parimeve për demokratizimin e vendit janë thjeshtë njerëz që ose kanë interesa të zeza ose kanë futur dorën në xhepin e qytetarëve pavarësisht ngjyrës politike.

Por si do të vazhdojë kjo lëvizje qytet më qytet e Lapajt dhe a do kthehet ajo në një forcë politike, Lapaj thotë:

 

"Në 14 tetor ne jemi në Tropojë më pas në Firenze për takim me diasporën, ne do fillojmë të mbledhim edhe firma për të marrë nismat ligjore dhe do përballemi politikisht, rrugëtimo përballet politikisht dhe qytetarët do shprehen përballë një klase e cila ka marrë peng Shqipërinë"

Më të lexuarat