BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Politike

Porodini dhe Rustem Peçi: Sali Berisha neofashist dhe pinjoll i kolaboracionistëve, ja pse nuk e njollos dot luftën partizane ky shërbëtor i ballistëve

Porodini dhe Rustem Peçi: Sali Berisha neofashist dhe pinjoll i

Sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj luftës partizane kanë sjellë reagime të ashpra të Organizatës së Veteranëve të LANÇ. Me 29 Nëntor zoti Berisha doli me një deklaratë të fortë, duke e cilësuar si vëllavrasëse luftën që solli lirinë. Por përmes një deklarate Sekretari i Organizatës, Odhise Porodini dhe kryetari Rustem Peçi, kanë shpërthyer në kritika. Sipas tyre, Berisha nuk është gjë tjetër vetëm një neofashist që u shërben ballistëve. “Në përgjigje të deklaratës së neofashistit Sali Berisha dhe gjithë pinjollëve të kolaboracionistëve ballisto-zogistë. Ditën e diel, në kushtet e pandemisë së KOVID-19, mbarë populli ynë, si çdo vit, festoi 29 Nëntorin, Ditën e Madhe të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe kolaboracionistët e tyre ballisto-zogistë. 29 Nëntori kurorëzoi fitoren e madhe të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që pa dyshim është epopeja më e lavdishme. Është epopeja më e lavdishme sepse ajo jo vetëm çliroi Shqipërinë nga pushtuesit nazi-fashistë, por garantoi paprekshmërinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Sikur Shqipëria të kishte qenë atje ku u përpoqën ta çonin kolaboracionistët ballisto-zogistë, në anën e Boshtit Romë-Berlin-Tokio?! Rrezik që Shqipëria do të fshihej nga harta e Ballkanit”, thuhet në deklaratë. Sipas veteranëve, kjo ditë do mbetet e bardhë dhe jo e zezë sikundër e ka cilësuar Berisha në shkrimin e tij. “Për të gjitha këto 29 Nëntori, është dhe do të jetë në jetë të jetëve Dita e Bardhë, Dita e Madhe e Çlirimit dhe jo “Dita e zezë e pushtimit komunist”, siç u shpreh, për faqen e tij të zezë edhe Sali Ramë Berisha tre ditë më parë, siç janë shprehur dhe shprehen neofashistët në këto 30 vjet tranzicioni. Ishte ai pushtet popullor zoti Sali Berisha, që të mori edhe ty nga shpellat e Viçidolit të Tropojës, të solli në Tiranë dhe të bëri Prof. Dok. të Kardiologjisë. Por ky Prof. Doktor ka ngrënë diku një lugë çorbe të prishur dhe ka 30 vjet që po vjell e po ndyn mjedisin shoqëror”, theksohet në deklaratë.

Nuk mund të thyhet Lufta Partizane

Si për t’i vënë pikat mbi “i” përgjigjes ndaj Berishës, përmes kësaj deklarate Organizata Veterane e LANÇ ka renditur me dhjetëra arsye ku tregon se pse Lufta Partizane është e pathyeshme dhe e rëndësishme për Shqipërinë. Sipas përfaqësuesve të organizatës, kjo luftë i dha emër dhe shtet shqiptarëve pasi u krijua në momentin kur fashistët pushtuan vendin dhe luftëtarët ia dolën t’u bënin ballë për të sjellë lirinë në Shqipëri dhe jo vetëm. Madje ishte pikërisht Lufta Partizane e cila krijoi lidhjet e para me amerikanët. “Përse Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare përbën faqen më të ndritur në historinë e popullit tonë? Sepse kjo luftë i dha emër e nder popullit shqiptar para Europës dhe botës së qytetëruar. Se ajo luftë na bashkoi me Koalicionin e Madh Antifashist Anglo-Sovjeto-Amerikan dhe i siguroi popullit lirinë dhe vendit paprekshmërinë. Është faqja më e ndritur në historinë e popullit tonë sepse nga një popullsi me rreth 1 milion banorë dolën vullnetarë 70 mijë luftëtarë, nga të cilët 6.000 ishin gra e vajza, 25 prej tyre janë “Heroina të Popullit””, thuhet në deklaratë. Ndërsa më tej renditen zhvillimet ekonomike dhe sociale që i erdhën vendit pas çlirimit dhe punës së fortë të veteranëve, duke theksuar këtu ato projekte që ne vazhdojmë t’i shfrytëzojmë edhe sot. Ndërsa ata që nuk janë përpjekur asnjë moment për vendin hedhin baltë dhe vrer ndaj Partisë Popullore.