BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Porti i Durrësit rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE, Brukseli i pret 28 milionë euro fonde Tiranës zyrtare

Porti i Durrësit rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE,

Bashkimi Europian dha një sinjal të fortë kundër projektit “Marina&Jahtet Durrës” me vlerë 2.1 miliardë euro dhe qeverisë shqiptare duke vendosur anulimin e dhënies së grantit 28 milionë euro për rikonstruksionin e Kalatave 1 dhe 2 në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit. Lajmi u zbulua nga “MCN TV”, ku vetë përfaqësues të Delegacionit të BE në vendin tonë pranuan se ky grant i parashikuar për t’iu akorduar qeverisë shqiptarë, është tërhequr. Arsyet e këtij vendimi lidhen me modifikimin e projektit dhe ndryshimin e përdorimit të Portit të Durrësit, sipas marrëveshjes së shtetit shqiptar me kompaninë “Eagle Hills Real Estate Development”, etj. Për këtë media, Zyra e Delegacionit të BE theksoi se ka ndjekur diskutimet e shumta në Kuvendin e Shqipërisë për projektin e Portit e Durrësit dhe pret sqarime konkrete e të sakta nga pala qeveritare, duke nënkuptuar transparencën e plotë të projektit, gjë për të cilën është shqetësuar dhe vetë opozita e shumë media. Ky grant jepet nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF). “Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të ËBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit. BE-ja ka ndjekur diskutimet në Parlament rreth projektligjit për rizhvillimin e portit të Durrësit dhe është në pritje të sqarimeve nga qeveria”, thuhet nëqëndrimine e Zyrës së Delegacionit të BE për “MCN TV”.

Shqetësimi i dytë, BE frikësohet se “Porti i Durrësit” rrezikon MSA-në

Një tjetër shqetësim jo pak i madh për BE është dhe përputhja ose jo e marrëveshjes mes Mohamed Alabbar dhe qeverisë së Shqipërisë për transformimin e Portit të Durrësit, me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, e firmosur në 2006 nga vendi ynë dhe BE në kuadër të integrimit. “Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve”, u shpreh më tej Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë.

Kompania gjermane ankesë shtetit shqiptar: ‘Porti i Durrësit’ ndëpret koncesionin tonë

Por, projekti në “interesin e shtetit dhe qytetarëve shqiptarë” ka sjellë një tjetër shqetësim, i cili mund të krijojë kosto të panevojshme të mëdha shtetit tonë. Kompania gjermane “EMS Shipping&Trading GmbH” (ose EMS APO), e cila ka në koncesion për 35 vite Terminalin Lindor tëDurrësit, që prej vitit 2013, ka ngritur shqetësimin për “Marina&Jahtet Durrës”, me pretendimin se miratimi dhe vënia në zbatim e këtij projekti do të ndëprersë koncesionin me vlerë 15 mln euro të Terminalit Lindor të fituar prej saj. Gjithashtu, “EMS APO” denoncon se do t’i transferohet me pa të drejtë zona e operimit të saj në Portin e Durrësit. “Nëshkrimi dhe përmbushja e Marrëveshjes Kuadër dhe Anekseve të saj, siç janë hartuar aktualisht, do të sjellë përfundimin e Kotrantës së Konçesionit përpara afatit 35 vjeçar. Zona e projektit që do t’i dorëzohet Investitorit Strategjik sipas Marrëveshjes Kuadër (Aneksi 11), tregon se një pjesë e rëndësishme e Zonës së Konçesionit tonë do të na merret sapo të përmbushen kushtet e Fazës 1”, thuhet nëletrën e “EMS APO” dërguar Kuvendit të Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministres Belinda Balluku, Zyrës së Delegacionit të BE në Tiranë, ambasadorit gjerman dhe asaj të BE në vendin tonë.

Shqetësimet e “EMS APO”: S’ka port të ri tregtar në Porto Romano, qeveria e paqartë

Shpjegimi që ka bërë qeveria shqiptare për aktivitetin e Portit të Durrësit, në rast realizimi të projektit “Marina&Jahtet Durrës”, është cilësuar si i paqartë nga “EMO APO” lidhur me vlerësimin se “aktivitetet do të zhvendosen në harmoni me fazat e zhvillimit të projektit, në portin e ri të integruar të Durrësit në Porto Romano”. Përveç kësaj, “EMS APO” pretendon se nuk ka projekt për porttë ri tregtar qëpremtohet se do të ndërtohet në Porto Romano. Kjo shtohet dhe nga fakti që në Relacionin Shpjegues nuk ka të dhëna për afatin e përfundimit të tij. “Aktiviteti i Portit të Durrësit nuk do të ndërpritet dhe as pengohet gjatë fazave të projektit nga Investitori Strategjik. Këto aktivitete do të zhvendosen në harmoni me fazat e zhvillimit të projektit, nëportin e ri të integruar të Durrësit në Porto Romano. Supozojmë se gjuha e mësipërme e përdor në Relacionin Shpjegues, edhe pse e paqartë, nënkupton se aktivitetet e kryera nga EMS APO sipas Kontratës së Koncesionit në Portin e Durrësit nuk do të cënohen dhe do të zhvendosen në‘portin e ri’ në Porto Romano. Një shqetësim tjetër është fakti se ‘porti i ri’ në Porto Romano, i përmendur në Relacionin Shpjegues, nuk ekziston dhe nuk jemi në dijeni të afatit kohor brenda të cilit Qeveria Shqiptare do të jetë në gjendje të ndërtojë‘portin e ri”, shprehet “EMS APO” në letrën drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar.

Berisha: ‘EMS APO’ mund të padisë shtetin shqiptar, dëm 200-300 mln euro

Kreu i “Foltores” dhe ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se shteti shqiptar mund të pësojë një goditje të fortë financiare nëse i hap rrugë ndërtimit të mbi 12 apartamtenteve, zonë për jahtet, hotele, marinë, etj. Në konferencë për mediat, Berisha deklaroi se kompania gjermane “EMS APO” që ka tender Terminalin Lindor të Portit të Durrësit, mund të padisë shtetin shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkelje të kontratës dhe të dëmshpërblehet 200-300 milionë euro. “Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim. Shqiptarët do paguajnë haraçin, përveç 2 miliardë për portin e ri, do paguajnë edhe gjobat e tmerrshme,” tha Berisha.

Më të lexuarat