BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Politike

“Poshtë po zien vullkani, ndërsa ai i vë lartë kapakun e hekurt”, analisti i njohur paralajmëron zhvillimet e rëndësishme brenda PD-së

“Poshtë po zien vullkani, ndërsa ai i vë lartë kapakun

Analisti Arjan Curri komentoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ‘luftën’ Basha-Berisha në PD dhe diskutimet që kanë ndodhur në mbledhjen e PD.

Curri tha se, Basha ka shpallur kapitullimin e tij, nëse është e vërtetë që ka bërë insinuata se baza e PD ka qëndrim anti-amerikan.

“Ka një zierje mendimesh në PD. Nuk merren vesh për cështjet kryesore. Imagjinoni se cfarë bëhet në bazë. Demokracia në PD, përveç kupolës, poshtë zien llava, vullkani. Pastaj lart, i vë kapakun e hekurit ai.

Koka ka patur problem se ka qenë bicefale, dy kokëshe. Kemi edhe simbolin kombëtar me dy koka. Por në rendin natyror duhet të kemi një kokë, ndryshe ka probleme.

A ka thënë Lulzim Basha që bazën e kam anti-amerikane? Nëse e ka thënë, politikisht, de facto, ai ka shpallur kapitullimin e vet. Nuk mund të qëndrojë kryetar në një parti, ku baza mendon kundër tij. Nëse është parti anti-amerikane, le të shprehet lirshëm dhe t’u nënshtrohet sanksioneve.  Nuk mundet që një kryetar partie, të deklarojë se unë i di më mirë se ju punët, siç i thotë Berishës, e bëra këtë sepse dua familjen tënde.

Sa i përket anës juridike edhe në gjykatë shkon, por zakonisht gjykatat bëjnë atë që thotë Amerika.

Luftën për pushtet të lashtët e shihnin si luftë mes zotash. Ka një luftë në antikitet mes tre breznive të zotave. Cfarë ndodh me këtë luftë? Sikundër në luftën e titanëve, ka zgjatur 8-10 vjet. Edhe Basha ka patur kompleks që pas vendimeve të tij fshihet Berisha. Edhe Berisha ka patur kompleks që i rrinte si i dytë Bashës. Pse Zeusi e fitoi luftën me Kronosin? Lufta mes djalit dhe babait. Lufta bëhet e tillë, në mënyrë që fitimtarin e paracaktojnë aleancat. Zeusi rrezikoi dhe e fitoi luftën kur e ndihmuan tre ciklopët, sepse i bënë armët dhe rrufe hedhësit. Ciklopët e sotëm, janë Amerika, BE-ja dhe organizatat jo qeveritare”, tha Curri.

Më të lexuarat