BREAKING NEWS

Tensionohet situata në Ballkan/ Dodik i ‘frynë zjarrit’, paralajmëron Kosovën: Do përdorim të gjithë kapacitetet tona për…

Tensionohet situata në Ballkan/ Dodik i ‘frynë zjarrit’,
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe trondit me paralajmërimin e fundit

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe
x
BREAKING NEWS

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre shqetësimin dhe bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria rrezikon të përfundojë në arbitrazh, është shqetësues fakti që...

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre
x
BREAKING NEWS

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I dërguari gjerman për Ballkanin del me paralajmërimin e frikshëm dhe bën thirrjen e fortë: Zero tolerancë për sulmet në veri të Kosovës

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I
x
BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x

Politike

PPE i heq PD të drejtën e votës në Kongres/ Reagon deputeti demokrat: Jam i trishtuar, forca që nxori vendin nga diktatura nuk e pranon izolimin si...

PPE i heq PD të drejtën e votës në Kongres/ Reagon deputeti

Ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, pasi PPE i hoqi PD-së të drejtën e votës në Kongres.

Sula shkruan se forca politike që nxori Shqipërinë nga diktatura nuk mund ta pranojë izolimin.

Sula shkruan po ashtu se ndjen trishtim që familja e tij politike po injorohet nga partnerët ndërkombëtarë dhe po vendoset në pozita aspak të favorshme.

Ja postimi i plotë:

Forca që nxori Shqipërinë nga diktatura nuk mund të pranojë si normalitet izolimin!

Si demokrat dhe qytetar i angazhuar në proceset demokratike në vend jam krenar që kam qenë pjesë e PD që në ditët e para të saj kur ra përfundimisht perdja e errët e izolimit dhe Shqiptarët rivendosën marrëdhëniet me perëndimin!

Sot jam i trishtuar teksa konstatoj që në mënyrë të vazhdueshme familja ime politike aneksohet në rastin më të mirë dhe injorohet në të tjera raste për tu takuar me partnerët apo për të qenë pjesë e forumeve në organizatat partnere.

Nga media jam njohur me faktin se në Kongresin e PPE, Partia Demokratike nuk do të ketë delegatë me ftesë të posaçme nga PPE por në këtë kongres do të marrin pjesë me ftesa vetëm disa kolegë në funksion të angazhimit të tyre në të tjera organizata. Ky është një lajm i keq.

Këto zhvillime na vendosin në një pozitë aspak të favorshme me partnerët pa të cilët nuk mund t’ia dalim në aspiratat tona për t’i dhënë një rrugëtim dhe alternativë të re vendit. Nevoja për zgjidhjen e krizës është urgjente dhe ulëritëse! E kam shprehur vazhdimisht çastin që duhet t’i bëjë palët bashkë! Ditën kur drejtësia do të flas secili duhet të marrë përgjegjësinë e përfaqësimit dhe të bashkohet me pjesën tjetër! PD s’mund të pranojë si normalitet të sajin iziolimin!

Më të lexuarat