Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

PPE, Martens: Dorëheqja e anëtarëve të PS nga KQZ, jo normale

PPE, Martens: Dorëheqja e anëtarëve të PS nga KQZ, jo normale

Postuar: 17/04/2013 - 19:13

"Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme të Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të reflektojë për riorganizimin e koalicionit qeveritar". Kështu është shprehur kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Wilfried Martens, me anë të një deklarate referuar situatës politike në vend. "Kam ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Shqipëri që nga largimi i LSI nga koalicioni qeverisës për tu bashkuar me opozitën.

Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme të Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të reflektojë për riorganizimin e koalicionit qeveritar”. “Riorganizimi ka një rëndësi të madhe për të ruajtur ekuilibrin brenda KQZ-së, e cila është përcaktuar në bazë të marrëveshjeve ndërpartiake dhe ligjeve mbi zgjedhjet të hartuara me ndërmjetësimin e OSBE/ODIHR-it, implementimi i të cilave ka filluar të konsolidohet që nga viti 2004”.

Wilfried Martens thekson se çdo përpjekje për të ndryshuar balancën për të cilën është rënë dakord, që 4 anëtarë të KQZ-së të propozohen nga qeveria dhe 3 nga opozita, është një përpjekje për të destabilizuar tërë sistemin zgjedhor dy muaj para zgjedhjeve. "Në këto rrethana, tërheqja e anëtarëve socialistë të KQZ-së është e papranueshme. PPE mbështet fuqishëm kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike dhe është e bindur se zgjedhjet e 23 Qershorit do të shënojnë një hap vendimtar për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt integrimit në BE", thuhet në reagim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.

Postuar: 26/06/2019 - 14:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v

Postuar: 26/06/2019 - 14:16

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ard

Postuar: 26/06/2019 - 14:01

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet pë