BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Prapaskenat e bllokimit të vetingut në polici, qindra emra figurojnë me pasuri sheikësh, nga apartamentet, te makinat luksoze

Prapaskenat e bllokimit të vetingut në polici, qindra emra

Procesi i vetingut në polici duket se është një proces i dështuar ende pa nisur. Kalimi në “sitë” i punonjësve të policisë ishte planifikuar të niste që në muajin maj të vitit 2018. Por deri më sot ai është shtyrë, ndërsa justifikimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Një herë mezi u ngritën komisionet e vlerësimit, më pas ndryshoi ligji, ndërsa tani përcaktohen data për fillimin e procesit, por nuk ka asnjë rezultat. Deri para pak ditësh thuhej se “skanimi” i uniformave blu do të niste në javën e parë të gushtit, por diçka e tillë nuk ndodhi. Data u shty sërish për në fillimin e shtatorit. Por duket se as muajin e ardhshëm ky proces nuk do të futet në rrugën e duhur sepse çdo gjë është në pikëpyetje. Arsyeja është se Ministria e Brendshme është në dilemë për ta vijuar vetingun në radhët e policisë sepse nga deklaratat që këta të fundit kanë dorëzuar në kuadër të këtij procesi, janë gjetur shumë emra me probleme. Burime të sigurta i thanë gazetës se komisionerët e përcaktuar për të kryer rivlerësimin e uniformave blu kanë gjetur me qindra policë me pasuri marramendëse dhe me kontakte me krimin e organizuar. Për shumë prej punonjësve të policisë janë gjetur apartamente e makina luksoze. Por të gjithë e dinë se është shumë e vështirë, gati e pamundur, të gëzosh pasuri sheiku me rrogën e policit. Kjo do të thotë se pasuria e shumë prej punonjësve të policisë është e vënë në mënyrë të paligjshme apo përmes lidhjeve me krimin e korrupsionin. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata punonjës të cilët kanë patur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Një konstatim të tillë e ka bërë Autoriteti i Dosjeve pak kohë më parë, nga kërkimet e të cilës kishin rezultuar 3 punonjës policie ish-sigurimsa. Duke marrë parasysh këto gjetje, burimet i thanë gazetës se Ministria e Brendshme është në dilemë nëse duhet të vijojë procesi i vetingut apo jo. Kjo për arsye se nëse vazhdon, i bie që të spastrohen shumë punonjës policie, çka do të krijonte boshllëqe ne radhët e policisë. Tani mbetet për t’u parë sesi do të procedohet, por të gjitha gjasat janë që ky proces i shumëpërfolur të jetë i dështuar.

Shtyrja e procesit

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se procesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit u shty për në shtator. Një nga justifikimet që u përdor ishte se po përgatiten dosjet voluminoze në lidhje me seancat e para dëgjimore që do të zhvillohen për kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, disa nga Anëtarët e Komisionit të Jashtëm ndodhen jashtë vendit si dhe kanë marrë pushimet verore, duke bërë që procesi të mos fillonte në fund të korrikut. Ligji për procesin e vetingut në polici përcakton se të parët që duhet të kalojnë në skaner janë drejtuesit e lartë. Pak kohë më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për “Rivlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme”, përzgjodhi 45 emrat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Dosjet e vetë-deklarimit u tërhoqën nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe nisi puna në fazën e parë, ajo e shqyrtimit të deklaratave, kërkimit të informacioneve dhe verifikimeve përkatëse. Sipas parashikimeve ligjore, pas procesit të hetimit administrativ, për çdo subjekt do të mbahet seancë e hapur dëgjimore. Por pavarësisht këtyre procedurave, akoma nuk është zhvilluar asnjë seancë dhe nuk ka një produkt konkret të procesit të vetingut.

Më të lexuarat