Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prapaskenat e skandalit me “Veneto Banka”, ja pse shqiptarët u grabitën përmes akteve noteriale dhe si BSH lejoi shmangien e detyrimet tatimore

Postuar: 17/08/2019 - 17:15

Shkeljet, abuzimet dhe batërdia që po bëhet në kurriz të qindra shqiptarëve me falimentimin e “Veneto Banka” duket se po dalin në dritë. Të gjitha institucionet përgjegjëse heshtën për këtë masakër, duke lënë në terr klientët e bankës italiane, por dhe duke e mbajtur larg vëmendjes së publikut. Gazeta nisi një investigim në këtë asket pas sinjalizimeve që vinin nga Italia dhe klientë e “Veneto Banka” dhe nga dita në ditë duket se po i dalin petët lakrorit. Gazeta pak ditë më parë tregoi me fakte konkrete se si vetëm me dy kontrata noteriale, u zhdukën kreditë e këqija të “Veneto Banka” në Shqipëri dhe u transferuan në Itali. Por çfarë fshihet pas dy Deklaratave Noteriale për kreditë e këqija të “Veneto Banka sh.a.”? Pse Likujdatorët e Bankës së Falimentuar zgjodhën këtë rrugë, duke rimbursuar “Intesa Sanpaolo Bank” për kreditë me probleme të klientëve të “Veneto Banka”? Pas çdo artikulli që ne po botojmë përditë në Gazetën “SOT”, dalin fakte të reja. Mjaft të rënda duhet thënë për publikun e gjerë në Shqipëri, por edhe atë italian, i cili duhet thënë se na ndjek po aq interes. Çdo ditë e më shumë po kuptojmë se indiferenca e Bankës së Shqipërisë për t’u përballur profesionalisht me këtë rast unikal të “transferimit të kredive”, nuk është rastësi. Pikë së pari kemi të bëjmë me një Deklaratë Noteriale në Shqipëri, e cila i referohet një marrëveshje mes dy bankave, e nënshkruar në Itali para Noterit. Pra Likujdatorët Shtetërorë të “Veneto Banca LCA spa” dhe “Intesa Sanpaolo”, të cilët angazhohen ta bëjnë efektive edhe për bankat jashtë territorit italian. Dhe këtu hyn në mes Banka Qendrore e Italisë e cila me anë të Dekretit të Ligjit të Qeverisë Italiane, i hap rrugë marrëveshjes për bashkimin e dy bankave. Po kreditë e këqija, më saktë ato me probleme, të klientëve shqiptarë, moldavë, apo rumunë dhe kroatë, të bankave jashtë territorit italian të “Veneto Banca” ku janë? Për ata mendojnë sërish Likjudatorët e Falimentit Shtetëror Italian. Ata sërish shkojnë para Noterit në Shqipëri dhe nënshkruajnë një tjetër Deklaratë Noteriale duke kaluar nga Falimenti provizor kolateralet e klientëve shqiptarë tek “SGA spa”. Një Shoqëri që në Shqipëri jo pa qëllim nuk hap seli, nuk krijon NIPT dhe nuk paguan taksa. Të përpiktë në çdo detaj duhet thënë në këtë rast. Qëllimi i tyre është një dhe i vetëm, të mos lënë asnjë gjurmë.

Prapaskenat

Pra Marrëveshja e Transferimit për ta nuk është kontrata e kredive, në këtë rast të këqija. Sepse nëse do të kishte kontratë, në të do të përfshiheshin klientët. Kontratat e kredisë duheshin depozituar në QKB e “Veneto Banka sh.a.” statusi i së cilës vazhdon të jetë “Pa likujdim”. Këtu duheshin paguar edhe disa para shtetit shqiptar sepse aktualisht kjo Shoqëri Tregtare, pra “Veneto Banka sh.a.” i kanë ardhur para. Gjithashtu Kontratat e Transferimit të Kredive duheshin depozituar tek Banka e Shqipërisë, ku ajo duhet të jepte lejen përkatëse për këtë transaksion jo pak po 75 milionë euro. Pra kjo është e gjitha ajo pse Likujdatorët në Faliment, të mësuar dhe sprovuar në raste të tjera falimenti si Alitalia apo Treni Italia, ja dolën t’ia hidhnin Qeverisë Shqiptare me vetëm nga dy faqe Deklarata Noteriale secila, me një vlerë rreth 100 euro për një prej tyre. Natyrisht, Banka e Shqipërisë vazhdon heshtjen e saj si aktore kryesore e këtij dëmi të madh financiar kur në Shqipëri vijnë 75 milionë euro dhe nuk tatohen./ Kliti Topalli

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 09:20

Hapja e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë pritet të sjellë tërmet në radhët e të korruptuarve.

Postuar: 18/09/2019 - 09:10

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion mbetet prioritet për Këshillin e Lartë të Prokuror

Postuar: 18/09/2019 - 08:55

Nisma e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta nga detyra ka trazuar uj

Postuar: 18/09/2019 - 08:12

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti dje në një takim sekretarin Parlamentar të Shtetit për Dr

Postuar: 18/09/2019 - 08:03

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka dalë në dy përfundime pas vizitës së djeshme në Tiran

Postuar: 18/09/2019 - 08:00

Partia Demokratike ka vijuar edhe dje me akuzat e saj në adresë të kryebashkiakut socialist të Vo

Postuar: 18/09/2019 - 07:53

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi zhvilloi ditën e djeshme një takim me Sek