BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Politike

Prapaskenat e takimit Meta-Basha, presidenti tregon çfarë i komunikoi liderit demokrat dhe bën thirrjen e papritur për socialistët

Prapaskenat e takimit Meta-Basha, presidenti tregon çfarë i

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar pse thirri Lulzim Bashën në Presidencë dh jo kryeministrin Edi Rama. "Unë i kam thirrur të dyja palët për mirëkuptim dhe për rastin konkret i kam konsumuar veprimet e mia me parlamentin. Thirra opozitën për disa fakte, sepse për cfarë tha thërrisja Ramën për veprat kriminale të Etilda Gjonaj, ai i dinte këto gjëra. Por jam i sigurt se kryetari i opozitës nuk i dinte këto gjëra dhe Presidenti ua sqaroi këtë veprimtari kriminale. Bashkëngjitur edhe me veprimin për kalimin e ligjit anti-kushtetues dhe pasojat që mund të ketë për Shqipërinë.

Unë nuk kam përjashtuar njeri dhe nuk kam bërë thirrje të vijnë disa parti kundër disa të tjerave. Socialistëve u takon të parëve që të vijnë në bulevard. Sepse kanë pasur kontributin kryesor me tolerancën në 1998 për Kushtetutën demokratike, në 2008 nuk e kuptuan skenarin e organizatës ndërkombëtare për ndryshimet kushtetuese për të ardhur në këtë situatë dhe janë më të përjashtuar nga qeverisja dhe jam i sigurt se do të vijnë për të shpëtuar dinjitetin e tyre" tha ai.

Më të lexuarat