BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Prapaskenat e vendimit të KED, Dvorani pritet të rikthehet në mbledhjet e radhës, precedenti “Marku” e mban ende anëtar

Prapaskenat e vendimit të KED, Dvorani pritet të rikthehet në

Planet e presidentit Ilir Meta për të orientuar KED sipas interesave të tij duket se po dështojnë. Letra e pak ditëve më parë e dëshmon fare qartë se pritshmëritë e tij nuk janë përmbushur. Presidenti mendoi se me largimin e Ardian Dvoranit nga KED institucioni do ishte në shërbim të tij, por nuk ka ndodhur kështu. KED u mblodh javën që lamë pas dhe nuk mori asnjë vendim sa i takon mandatit të Dvoranit. Ish-kreu i KED iu drejtua me një letër kryetares Vitore Tusha ku jepte argumentet se ligji i jep të drejtë të jetë anëtar, por gjithsesi kërkoi një mendim nga KED. Kjo letër si duket alarmoi Metën, i cili po me një letër i kërkonte Tushës që të mbajë larg KED Ardian Dvoranin. Mirëpo gazeta ka mësuar se duke qenë se KED më datë 16.9.2020 nuk mori asnjë vendim sa i takon mandatit të Dvoranit, i ka hapur rrugë rikthimit të tij në mbledhje. Një burim nga KED bëri me dije se zoti Dvorani do të vihet në dijeni për diskutimet e KED dhe sipas gjasave ai në mbledhjen e radhës të KED do të jetë prezent. Edhe pse në mediat pranë presidentit u interpretua se me këtë akt KED i mbyll derën Dvoranit, gazeta ka mësuar se ka ndodhur krejt e kundërta. Në mbledhje është bërë e ditur se KED do të duhet të bëjë të njëjtën gjë siç bëri me Arta Markun. Kjo e fundit ishte Kryeprokurore, por edhe pas dorëzimit të mandatit qëndroi anëtare. Madje dhe sot Marku vijon të jetë anëtare me kompetenca të plota. KED në fillim të këtij viti e preku si çështje rastin e zonjës Marku, por në fund u vendos se nuk ka të drejtë të vendosë nëse i takon apo jo të jetë anëtare. Nga ana tjetër në ligj nuk ka asnjë institucion të përcaktuar që mund ta vendosë nëse një anëtari i takon apo jo t’i hiqet mandati. Për këtë arsye Marku mbeti në detyrë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zotin Dvorani. Një burim në KED tha se përderisa nuk ka asnjë vendim që i ndalon të marrë pjesë, atëherë atij i është hapur dera që në mbledhjen e radhës të jetë prezent.

Ngritja e Kushtetueses

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë në qendër të vëmendjes e javët fundit. Presidenti, kreu i Kuvendit dhe ambasadorët kanë reaguar fuqishëm. Por në reagimet e tyre bie në sy qëndrimi i presidentit, i cili merakun e ka se nuk po i shkojnë në tryezë emrat e preferuar. KED skualifikoi për vakancën e datës 27.09.2019 të gjithë kandidatët e presidentit. Ajo që bie në sy është se KED po mban të njëjtin qëndrim si me vitet e kaluara. Për 3 vakancat e plotësuara tashmë në Kushtetuese (2 nga Kuvendi e 1 nga Presidenca) u skualifkuan shumë kandidatë. Ajo që bie në sy është se disa emra kandiduan sërish, por në korrik të këtij viti u skualifikuan për herë të dytë. Këtu mund të përmendim emra si: Vasil Bendo, Dedë Kasneci, Ardita Alsula, Klodian Rado, etj. Këta emra u skualifikuan dhe në aplikimet për dy vendet e shpallura nga Presidenti e Kuvendi më 21.08.2019 dhe 27.09.2019. KED ka momentalisht në dorë vakancën e tretë të presidentit, shpallur më datë 22.11.2019. Ajo që bie në sy është se edhe në këtë shpallje ka shumë emra që rrezikojnë të firojnë. Emra si: Dedë Kasneci, Shaqir Hasanaj, Zhaklin Peto apo Sinan Tafaj janë skualifkuar më herët. Meta në letrën e ditëve të fundit i kërkonte llogari KED se përse i ka ndarë me faza procedurat e verifikimit dhe kjo pasi disa emra të besuar të tij kanë mbetur për në fazën e dytë. Por nëse shohim traditën e KED, ata që janë skualifikuar një herë nuk kalojnë më. Pritet që kështu të ndodhë dhe me të besuarit e tjerë të kreut të shtetit.

Më të lexuarat