Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Prapaskenat, ja sa pritet të zgjasë shkarkimi i Ilir Metës, rreziqet që vijnë nga Venecia dhe Gjykata Kushtetuese

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancën qeverisëse. Gazeta “Sot” ka bërë një hulumtimi sa i takon afateve dhe nuk është çudi që vendimi final për shkarkimin e Metës nga presidenti të jepet vitin tjetër. Partia Socialiste ka ngritur një komision hetimor për të vërtetuar shkeljet e kreut të shtetit. Ky komision ka afat deri në shtator, ndërkohë që është mbledhur vetëm 2 herë që nga koha e konstituimit të tij. Në favor të shkarkimit të Metës janë rreshtuar edhe deputetët e rinj të opozitës, të cilët janë pjesë e komisionit dhe kanë hedhur shumë akuza në adresë të tij. Por në mbledhjen e fundit, Komisioni Hetimor vendosi që t’i kërkohet një opinion Komisionit të Venecias nëse kemi shkelje të rëndë të Kushtetutës ose jo, të konsumuara nga presidenti Meta. Por kjo lëvizje e socialistëve pritet që të zgjasë shkarkimin e Metës nga posti i kreut të shtetit. Kjo pasi nga çuarja në Venecia sjell rreziqe sa i takon afateve. Gazeta ka mësuar se seanca e radhës plenare e Komisionit të Venecias është në 8 tetor, ndërsa seanca tjetër në 11 dhjetor. Kështu që, me gjasa deri në tetor Venecia mund të mos kthejë një përgjigje, çka do të thotë se shkarkimi i Metës mund të zgjasë shumë, për të mos përmendur faktin se nëse Venecia kthen përgjigje negative atëherë mbyllet çdo gjë. Po ashtu, fakti që çështje e Metës ka shkuar në Venecia e komplikon shkarkimin e tij sa i takon afateve, pasi në rast se Venecia nuk shprehet në 8 tetor, mbledhja tjetër e saj është në 11 dhjetor, çka duhet të presim fundin e vitit për të parë opinion e këtij komisioni. Dhe ajo që e mbështet tezën se opinionin për Metën, Venecia mund ta japë përgjigjen në dhjetor, e tregon eksperienca. Partia Demokratike kërkoi pak kohë më parë që politikanë t’i nënshtroheshin vetingut. Po mazhoranca kërkoi opinionin e Venecias, të cilin Komisioni e dha në fund të dhjetorit, duke rrëzuar PD-në. Ndërkohë që, ajo që e vërteton se do të zgjatet shkarkimi është fakti se Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës mund të zgjatet me 3 muaj. Këtë e paralajmëroi edhe mazhoranca, e cila përmes deputetit Ulsi Manja theksoi se nëse nuk kthen përgjigje Venecia në 8 tetor do të kërkojmë zgjatjen e hetimeve të komisionit.

Rreziqet që vijnë nga Kushtetuesja

Por Komisioni i Venecias nuk është i vetmi që zgjat qëndrimin e Ilir Metës si President i Republikës, duke mos u shkarkuar së afërimi. Edhe Gjykata Kushtetuese duket se do ta çojë çështjen “Meta” në kalendat greke. Mazhoranca ka premtuar se çështjen e Metës do dërgojë në Kushtetuese për t’i kërkuar mendim. Pengesat për ngritjen e Kushtetuese janë eliminuar, por duhet ende kohë që të konstituohet si institucion. Sipas hulumtimeve të gazetës, edhe nëse emrat e kandidatëve që janë përzgjedhur për këtë gjykatë dalin në muajin gusht, votimi i tyre me shumë gjasa do të ndodhë në shator, duke qenë se Parlamenti rifillon punë në këtë muaj, pas gati një muaj pushime. Kështu që, Kushtetuesja i bie të ngrihet në tetor, duke zgjatur kështu qëndrimin e Metës në Presidencë. Ndërkohë që, ajo që e komplikon dhe e zgjat shkarkimin e Metës është fakti se Gjykatës Kushtetuese do t’i duhet kohë që t’i kthejë përgjigje mazhorancës për Presidentin. Arsyeja e para ka të bëjë me radhën, pasi sipas informacioneve, janë plot 70 çështje që janë depozituar dhe që priten të marren në shqyrtimi nga Kushtetuesja. Kështu që, nuk i dihet se kur i vjen radha çështjes së Metës. Ndërsa arsyeja e dytë, ka të bëjë me vendimin që do të marrë kjo gjykatë. Pra, edhe nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor ose jo të mazhorancës, do të duhet gati 3 muaj kohë deri sa vendimi të zbardhet. Kjo do të thotë se shkarkimi i Metës me shumë gjasa do të ndodhë vitin tjetër. Megjithatë, mbetët të shikohet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Rigels Seliman

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 13:17

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është treguar shumë kritik lidhur me qëndrimet që ka mbajtur së fundit Partia Demokratike lidhur me politikën e jashtme.

Postuar: 24/08/2019 - 13:01

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Postuar: 24/08/2019 - 12:25

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më

Postuar: 24/08/2019 - 11:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i takon projekteve për rrugët në vend.

Postuar: 24/08/2019 - 10:21

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe reagon ashpër pas shkrumbimit të malit të Shëngj

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.