BREAKING NEWS

Hillary Clinton i jep çmimin e rëndësishëm kryeministrit Rama: E admiroj punën e tij. Ja çfarë më tha kur e mora në telefon

Hillary Clinton i jep çmimin e rëndësishëm kryeministrit
x
BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Politike

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të

Nisma e PD për vetingun në politikë, përveç largimit të të korruptuarve do të sjellë edhe arrestimin e tyre. Ndryshe nga vetingu në drejtësi ku gjyqtarët dhe prokurorët e gjetur me pasuri sheikësh lënë detyrën dhe shijojnë paratë, nuk do të ndodhë aspak kështu me politikanët. Në draftin që ka depozituar dje PD në Kuvend theksohet se në momentin që SPAK gjen elemente të veprës penale nis hetimet. “Nëse gjatë procesit të kontrollit të integritetit konstatohen të dhëna që krijojnë dyshimin për kryerjen e një vepre penale nga funksionari publik, SPAK ka detyrimin të nisë procedimin penal menjëherë pas marrjes së vendimit përfundimtar për procesin e kontrollit të integritetit”, thuhet aty. Por përmes këtij përcaktimi, të gjithë ata që do të skualifkohen nga kriteri i pasurisë (nëse vetingu miratohet), do të shkojnë të gjithë për ndjekje penale. Akuza e parë që ngrihet në çdo rast është ajo e mosdeklarimit të pasurisë dhe kjo vepër dënohet deri në 3 vite burg. Por në këtë kuadër mund të ketë pastrim parash, falsifikim dokumentesh, mashtrim, etj. Pra, me Nenin 176/5, të gjithë politikanët që kanë pasuri të dyshimtë rrezikojnë të shkojnë për ndjekje penale. Duket se këtu qëndron dhe kleçka e draftit të PD, pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me një pastrim të politikës nga të korruptuarit, por do të ketë dhe ndëshkim të tyre. Gjatë hetimeve mund të dalin dhe vepra të tjera që mund të rëndojnë pozitën e pushtetarëve dhe sinjalet janë se do të kemi “kasaphanë” në politikë nëse miratohet ky draft.

Në skaner 223 emra

Në bazë të propozimit të PD do të jenë 223 politikanë dhe zyrtarë që do të futen në veting, nëse kjo nismë gjen mbështetjen e mazhorancës. Funksionarët publikë që i nënshtrohen procesit të kontrollit të integritetit janë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i bashkisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit. Nga një llogari e thjeshtë rezulton se në Kuvend janë 140 deputetë, kemi 61 kryetarë bashkie, bashkë me kryeministrin janë 17 anëtarë në qeveri, ndërkohë që më pas janë presidenti, guvernatori dhe krerët e SHISH dhe KLSH. Pra janë në total 223 individë që do të futen në skaner. Sipas ligjit, ata që do verifikohen të parët janë anëtarët e komisionit për monitorimin e vetingut. Në Kuvend do ngrihet një komision që do monitorojë procesin dhe anëtarët e tij do skanohen të parët sipas planit të PD.

Roli amerikan

Gazeta e tha një ditë më parë se kjo nismë vjen në një kohë kur Basha ka forcuar raportet me SHBA dhe takoi senatorët republikanë. Dje në një konferencë ai dha sinjale se ka mbështetjen e tyre. “SHBA-të që na kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira, nuk do të jenë indiferente por do të përpiqen të na ndihmojnë edhe në këtë sfidë. Ambienti është mbushur me thashathemnaja, e keqperceptime sikur PD është amulli amorfe, ku ça thotë njëri në mëngjes do të bëhet. PD ka rregulla të qarta. PD kurrë nuk ka pasur hapësirën demokratike që gëzon jo vetëm me statut dhe akte konkrete. Është në proces përmirësimi të vazhdueshëm, por s’ka hapësirë për keqkuptime dhe institucione paralele. PD është dhe do të mbetet një dhe 1 e vetme”, tha Basha.

8 kategoritë që do i nënshtrohen vetingut

1.      Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë

2.      Kryeministri dhe ministrat

3.      Presidenti i Republikës

4.      Kryetari i bashkisë

5.      Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

6.      Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

7.      Avokati i Popullit

8.      Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit