BREAKING NEWS

“Lamtumirë Komandanti i QBO”/ Ndahet papritur nga jeta koloneli i njohur, Petro Koçi jep lajmin e hidhur: Parajsa u takon burrave si ti!

“Lamtumirë Komandanti i QBO”/ Ndahet papritur nga jeta koloneli
x

Politike

“Prapë Nexhmija!?”/ Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Manjani nuk respekton të ndjerën, shpërthen në ironi në rrjetet sociale (REPLIKAT)

“Prapë Nexhmija!?”/ Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Manjani

Kryeministri Edi Rama është në zi pasi sot ka humbu nënën e tij nëmoshën 82-vjeçare. Teksa të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për humbjen e njeriut të tij të shtrenjtë, pavarësisht situatës delikate nuk kanë munguar edhe ironitë.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke mos respektuar dhimbjen e ndarjes nga jeta të një njeriu, që në këtë rast është nëna e kryeministrit Rama, e ka ironizuar vdekjen e Anetës në rrjetet sociale.

Faqja ‘Partia Socialiste Official’ ka postuar një shirit të zi, pas lajmit që nënë e kryeministrit ka ndërruar jetë, ndërsa, Manjani ka lënë komentin duke u tallur, “Nexhmija, prap!?".

Sikur të mos të mjaftonte ky koment, ai ka vazhduar debatin me një komentues tjetër, i cili i shkruan se është turp që një ish-figurë politike të shprehet në këtë mënyrë.

“Është turp që një ish figure politike të shprehet në ktë mënyrë” shkruan një komentues.

Ndërsa Manjani ja kthen: "Të thashë që në tjetër vend është turpi. Tani po të them edhe tallja. Po meqë se kupton, po të kujtoj se çdo ditë japin shpirt njerëz nëpër spitalet e lëna trokë nga i biri i nënës së vet.

Dhe atë turp, që ti e kërkon tek unë këtu në FB, kërkoja Atij që merr vendime për të fikur drita në dhjetëra familje. E nëse kjo tradita shqiptare, na ndaloka edhe ironinë, ti mbaj traditën se unë do mbaj ironinë.

Të uroj shëndet! Këto kohë kjo është më me rëndësi! Dhe mos shko në varrim, meqë të kërkon tradita, se nuk të bën hiç mirë për shëndetin,” shkuan Manjani.

“Prapë Nexhmija!?”/ Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Manjani

“Prapë Nexhmija!?”/ Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Manjani

Më të lexuarat