BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë rezultuar të prekur ditën e sotme, ja si është gjendja në spitalet COVID

Koronavirusi në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

“Prej 40 vitesh nuk ishte investuar në këtë rrjet”/ Rama prezanton projektin e rëndësishëm dhe jep lajmin e mirë: 6600 banorë do bashkëjetojnë me Parajsën e 1001 burimeve

“Prej 40 vitesh nuk ishte investuar në këtë rrjet”/

Një projekt i rëndësishëm është drejt finalizimit me sukses dhe do iu vijë në ndihmë 6600 banorëve të Këlcyrës.

Kryeministri Edi Rama shprehet se prej 40 vitesh nuk ishte investuar në këtë rrjet, teksa tashmë 6 mijë e 600 banorë të Këlcyrës do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në ditë.

Ujësjellësi i Këlcyrës është një nga shumë të tillë që Rama ka premtuar për shumë qytete të Shqipërisë.

Postimi i Ramës:

 KANTIERI I UJIT në Këlcyrë përfundon brenda pak ditësh duke përmbyllur kështu 100% infrastrukturën e ujësjellësit për Këlcyrën.

 Në 2019, me Lotin 1 përmbyllëm sistemin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit.
Finalizimi i Lotit 2, me 3 kaptazhe të reja në burim dhe 18 km linjë dërgimi transformon një infrastrukturë tërësisht të degraduar të ndërtuar në vitet 1980 dhe pa asnjë investim në këto 40 vite.

 24 ORË ujë të pijshëm e me cilësi për 6600 banorët e Këlcyrës, që bashkëjetojnë me Parajsën e 1001 burimeve

Më të lexuarat