BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Politike

Prej nëntë ditësh është i izoluar pasi u infektua nga COVID-19, këshilltari tregon si është gjendja shëndetësore e kryeministrit Hoti

Prej nëntë ditësh është i izoluar pasi u infektua nga

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të këtij të fundit pasi para 9 ditësh rezultoi pozitiv me COVID-19.

Sipas tij, gjendja e kryeministrit është e mirë. Beqiri ka treguar për Gazetën Express edhe për takimet virtuale që ka zhvilluar sot shefi i ekzekutivit.

“Mirë është siç e keni parë tërë ditën e ka pas aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pas më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu ka pas takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamenteve komunale për shëndetësi, pastaj një takim tjetër me kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë për arsim. Në këto dy takime kanë qenë të pranishëm edhe dy ministrat përkatës, ku është diskutuar për opsionet për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Beqiri.

Thotë se përveç kollës dhe lodhjes, Hoti nuk ka simptoma të tjera.

“Ai do të kalojë atë 14 ditëshin, pra do t’i përmbahet protokollit, më pas kur të dalë negativ do t’i kthehet punës. Kemi biseduar vazhdimisht dhe nuk ka simptoma të tjera, pak një lodhje të lehtë, por përveç kollës nuk ka ndonjë simptomë tjetër. Këto ditët e fundit sidomos sot e ka pas plot me angazhime”, ka deklaruar këshilltari i Hotit.

E përveç kryeministrit, për COVID-19 janë testuar edhe gjashtë anëtarë të kabinetit të tij, derisa pjesa tjetër e stafit është izoluar për gati tetë ditë.

Në mesin e atyre që është izoluar ka qenë edhe vetë Beqiri. Ai ka treguar se sot ka dal nga izolimi.

“Prej stafit të kryeministrit, janë testuar gjashtë anëtarë të kabinetit të cilët kanë pas kontakt me intensive, por të gjithë kanë dal negative, ndërsa në pjesa tjetër kemi qenë për 7-8 ditë në vetëizolim dhe kur nuk kemi pasur asnjë lloj simptomë, kemi filluar me dalë në zyre. Unë për vete kam dal sot, meqenëse e kemi marrë konfirmimin që mund të dalim”, ka thënë Beqiri.

Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronavirus më 2 gusht. Ai ka bërë me dije se përveç kollës, nuk ka simptoma të tjera dhe se do të jetë në izolim për dy javë.

Më të lexuarat