Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Presidenca kthehet në seli të SHQUP, Meta bllokon ligjin për vetingun në polici, në sulm ndaj qeverisë pas tërheqjes së PD nga protestat

Postuar: 20/04/2019 - 08:48

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket se pak nga pak po shndërrohet në liderin e opozitës. Gjatë dy javëve të fundit ai nuk i ka ndalur për asnjë moment sulmet ndaj mazhorancës, duke u rreshtua hapur krah Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas akuzave të lëshuara për prishjen e banesave tek “Bregu i Lumit”, për grabitjen e Rinasit, për vendosjen e ushtrisë në aeroport, për ndërtimin e shkollës në Kamëz apo edhe për raportin e “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e medias, Meta dje bëri lëvizjen e radhës kundër qeverisë. Ai bllokoi ligjin për vetingun në polici, duke e kthyer mbrapsht për rishqyrtim. Pak ditë më parë u votuan në Parlament disa ndryshime në ligjin për vetingun në polici dhe pritej dekreti i Ilir Metës. Por ky i fundit, vendosi ta refuzojë ligjin, duke shtuar dozën e sulmeve ndaj qeverisë dhe marrë rolin e opozitarit. Presidenti ka renditur edhe disa arsye pse nuk e dekretoi ligjin për vetingun në polici, ndërsa akuzon mazhorancën se kërkon ta kapë këtë proces.

“Dispozitat e ligjit nr.20/2019, cenojnë standardet e vendosura dhe pavarësinë e procesit të vlerësimit kalimtar të parashikuar me ligjin nr. 12/2018, si dhe krijon terren që ky proces të ketë ndikim politik. Mekanizmi i ri i miratuar në ligjin nr. 20/2019, sipas të cilit punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) do të kryejnë vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, nuk garanton standardin e vendosur për realizimin e këtij procesi me objektivitet, pavarësi dhe paanshmëri. Ndryshimet e miratuara me ligjin nr. 20/2019, cenojnë në mënyrë të paargumentuar qëllimin në arritjen e objektivave për kryerjen me efektivitet, paanësi dhe sipas standardeve, të procesit të vlerësimit kalimtar të subjekteve që i nënshtrohen këtij procesi, për të cilin ky ligj u miratua”, thuhet në dekretin e Metës. Duket se Meta po shfrytëzon çdo hapësirë për të sulmuar qeverinë dhe për të shprehur qëndrimin e tij pro-opozitar. Madje kohët e fundit ai po bën opozitë më shumë sesa partitë e vërteta opozitare, duke e kthyer Presidencën në seli të SHQUP. Teksa nga njëra anë kemi kreun e PD, Lulzim Basha që është tërhequr nga protestat dhe nga dhuna, në anën tjetër qëndron presidenti që po tenton të marrë frenat e opozitës në dorë.

 

Sulmet e Metës

Pozicionimin si opozitar Meta e faktoi më tej me akuzat e tjera të hedhura kundër mazhorancës lidhur me ligjin për vetingun në polici. Sipas tij, qeveria po tregon hapur që përmes ndryshimeve ligjore po tenton të kapë procesin e vetingut në polici. “Arsyetimi se realizimi i procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme kursen buxhetin e shtetit, duke zvogëluar kostot shtesë, nuk është i mbështetur dhe nuk është aspak në koherencë me interesin e lartë publik që paraqet ky proces, për të garantuar një polici me integritet, profesionale dhe të paanshme. Këto ndryshime në ligj krijojnë bindjen se, qëllimi real i qeverisë në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore nuk është zvogëlimin i kostove financiare për realizimin e këtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, për ta kontrolluar këtë proces nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj”, vijoi kreu i shtetit. Më tej, presidenti nënvizoi se qeveria po krijon një gjendje pasigurie tek subjektet që do të vetohen sepse nuk ka përcaktuar një afat se kur mbaron procesi i vetingut. Meta akuzon mazhorancën se këtë gjendje pasigurie do ta përdorë gjatë proceseve zgjedhore për t’iu bërë presion policëve. Si duket, Meta është shqetësuar se opozita nuk po ia arrin dot qëllimit dhe ka vendosur të marrë vetë rolin e protagonistit.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 20:00

Bashkia Tropojë është fituar nga Rexh Byberi, i cili mori zyrtarisht detyrën javën e shkuar pas konstituuimit të këshillit dhe betimit të Byberit para tij.

Postuar: 22/08/2019 - 18:07

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtet

Postuar: 22/08/2019 - 17:46

Pas Elia Zaharisë, kryeministri Rama publikoi qëndrimin e regjisorit Qëndrim Rijani, i cili

Postuar: 22/08/2019 - 16:10

Ish-kreu demokrat në Kukës, një nga kritikët e fortë të Lulzim Bashës, Ibsen Elezi, ka reaguar li

Postuar: 22/08/2019 - 15:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka filluar të afrojë pranë vetes Greqinë.

Postuar: 22/08/2019 - 14:55

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar lidhur me ngjarjen e para 1 jave në Porto Palermo,

Postuar: 22/08/2019 - 14:36

Kreu i PD, Lulzim Basha mbajti sot një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorin e ri gjerm