BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Presidenca në alarm për seancën e shkarkimit, Ilir Meta sulmon Gjykatën Kushtetuese dhe bllokon zgjedhjet vendore

Presidenca në alarm për seancën e shkarkimit, Ilir Meta sulmon

Presidenti Ilir Meta duket se është në alarm nga shkarkimi nga posti i kreut të shtetit. Më 18 janar të vitit 2022, Gjykata Kushtuese do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili e ka shkarkuar atë në 9 qershor të këtij viti. Por afrimi i datës së seancës gjyqësore kundër tij, ka tërbuar presidentin Meta. Ky i fundit ka komentuar dje vendimin e Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të kësaj gjykata. Më konkretisht Meta ka nxjerrë këshilltarin e tij për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj, i cili ka sulmuar hapur Gjykatën Kushtetuese. Sipas zotit Dervishaj, vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet e 30 qershorit, ishte zhgënjyes dhe kundër interesave të popullit shqiptar. “Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin për 30 Qershorin për interesa kundër popullit shqiptar. Gjykata Kushtetuese hoqi dorë nga funksioni i saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente. Për fat të keq GJK me vendimmarrjen e saj faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk dha shpjegim përse ndërmori këtë veprim. Është e qartë që, me vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese, nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen, juridiksionit “politik”. Për t’iu shmangur themelit të çështjes dhe për ta bërë veten jo-kompetente, Gjykata Kushtetuese, gjatë veprimtarisë së saj, ka cenuar rëndë parimet e transparencës dhe të procesit të rregullt ligjor”, deklaroi ai. Me këtë deklaratë duket se Meta nuk do të dekretojë zgjedhje të pjesshme vendore në 6 bashkitë pa kryetarë.

Meta në alarm nga shkarkimi

Por shfrytëzimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit për kredo politike dhe vënë në pikëpyetje legjitimitetin e këtij institucioni, tregon se presidenti Ilir Meta është vënë në alarm nga shkarkimi. Pra, duke qenë se na ndajnë edhe rreth 40 ditë nga seanca gjyqësore për shkarkimin si kreu i shtetit, ky i fundit ka nisur shantazhet ndaj Kushtetuese, me qëllim që ta kthejë çështjen në favor të tij. Kjo do të thotë se Meta ka nisur sulmet, pasi si duket e ka humbur ndikimin mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Më tej gjatë fjalës së tij këshilltari Dervishaj theksoi se Gjykata Kushtetuese e kishte paraprogramuar dhe e kishte marrë vendimin për ta shpallur veten jo kompetente, dhe ta dërgonte çështjen në Komisionin e Venecias. Kjo sipas Dervishajt, u bë pasi Gjykata Kushtetuese, t’i krijonte vetes një justifikim përballë publikut, për mos përmbushjen e detyrës dhe funksionit themelor të saj. “Kjo mënyrë operimi e Gjykatës Kushtetuese, na krijon bindjen e palëkundur se, Gjykata Kushtetuese, e kishte marrë vendimin e saj për ta shpallur veten jo kompetente për zgjidhjen e çështjes, që prej datës 23 qershor 2021, dhe dërgimi i çështjes në mënyrë të papritur në Komisionin e Venecias, për të marrë një opinion këshillimor, ishte një taktikë e gjykatës, që përmes procedurave, të shtynte në kohë vendimmarrjen e saj, me qëllim që t`i krijonte vetes një justifikim përballë publikut, për mos përmbushjen e detyrës dhe funksionit themelor të saj, duke u vetëshpallur jo kompetente për shqyrtimin e themelit të çështjes. Se sa kjo mënyrë veprimi e Gjykatës Kushtetuese iu përshtat kërkesave të Qeverisë, kjo nuk ka nevojë për komente”, nënvizoi Dervishaj.

Më të lexuarat