BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Presidenca skenar agjenturash dhe hije dyshimi për gjeneral Sandër Lleshin, Rama-Meta shkëmbime intensive korrespondencash për dekretin e dytë

Presidenca skenar agjenturash dhe hije dyshimi për gjeneral Sandër

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë hedhur dje letrat në tavolinë sa i takon debatit për dekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm. Shefi i qeverisë ja dërgoi sërish dekretin presidentit dhe afati skadon ditën e premte. Për këtë arsye, Meta dje ka nisur një procedurë të re verifikimi, por këtë herë jo “underground”, pasi ka bërë publike disa nga çështjet që e shqetësojnë. Presidenca ka publikuar një shkresë që i është dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, ku ngrihen 14 pyetje mbi karrierën e Sandër Lleshit. Ashtu siç u bë e ditur që më herët, presidenti ka nxjerrë si argument se një gjeneral aktiv nuk mund të ushtrojë detyrën e ministrit. Kryeministri nga ana e tij po ashtu i ka dërguar një letër ku sqaron të gjitha problemet e ngritura nga Meta. Megjithatë, Presidenca ka kërkua të dhëna mbi gjithë procesin gjyqësor të zotit Lleshi, pas shkarkimit të tij nga posti i zv/Shefit të Shtabit. “Duke qenë se, kandidatura e Z.Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”, shprehet Meta. Më tej në letrën e Presidencës theksohet se megjithëse kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë çështje dhe për pasoja të tjera që mund të lidhen me të.

Pyetjet e Metës

Gjithë problemi që ka ngritur Presidenca qëndron te fakti se Lleshi ka fituar betejën gjyqësore me ish-presidentin Bujar Nishani dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami. Gazeta e deklaroi që herën e parë se Meta këtë po përdorte si justifikim, por nuk kishte kërkuar asnjë sqarim pranë autoriteteve përgjegjëse. Këtë herë ai ka kërkuar të dijë nëse Lleshi është ushtarak aktiv apo jo, pasi gjykata ka vendosur që ai të marrë pagë deri sa të kthehet në detyrë. “A ka qenë në dijeni ministria e Mbrojtjes gjatë shqyrtimit gjyqësor se z.Sandër Lleshaj, ndërkohë që zhvilloheshin proceset gjyqësore, ishte i emëruar si Këshilltar i Kryeministrit? A ka parashtruar z.Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë personale apo nëpërmjet shërbimit Përmbarimor për vënien në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, dhe nëse po, lutemi përcjelljen e një kopje të kësaj kërkese së bashku me dokumentacionin e plotë”, thuhet aty.

Çështjet sekrete

Përveç 14 pyetjeve të mësipërme, gazeta ka mësuar se kreu i shtetit ka adresuar dhe një sërë pyetjesh sekrete. Burime shumë të sigurta nga Presidenca bëjnë me dije se Meta ka marrë informacione se Sandër Lleshi është takuar me një sërë personalitetesh të shërbimeve huaj nga shtete jo miqësore për vendin tonë. Por bëhet fjalë për informacione jo të konfirmuara. Meta ka kërkuar të dhëna mbi këto takime. Mësohet se në takimin që Meta ka pasur me Ramën javën që lamë pas, ka nxjerr si justifikim pikërisht këto informacione. Por me këtë lëvizje Meta del kundër NATO. Ai javën që lamë pas kërkoi sqarime nga NATO dhe aleanca e nxori të pastër Lleshin. Për më tepër që ai ka dhe certifikatë sigurie. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë tani me fatin e Lleshit. Sa i takon pretendimeve të Metës se ai është ushtarak aktiv, vetë Lleshi ka kërkuar dje të ç’dekretohet. Por sa i takon çështjeve sekrete mbetet të shihet sa i qartë do jetë kreu i shtetit, pasi kryeministri Rama në Parlament deklaroi se “shpresoj të mos jenë arsye” për bllokimin e dekretit, pasi i cilësoi qesharake. Megjithatë, sinjalet janë se deri ditën e premte me shumë gjasë Lleshi do të bëhet ministër i Brendshëm. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat